E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Familjet dhe biznesi i vogël do të jenë të mbrojtura nga rritja e energjisë elektrike!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës. Gjatë fjalës së tij Rama tha Shteti po mbulon për familjarët dhe biznesin e vogël rritjen e çmendur të energjisë pasi sipas Ramës ky do të ishte një problem i madh për qytetarët. 

Lidhur me kërkesën e qytetarëve për uljen e taksave të naftës Rama deklaroi se nëse do të ulet taksa e naftës do të duhet të rivendoset taksa e biznesit të vogël me 20% TVSH, siç ka qenë më përpara, dhe do të vendoset taksa mbi fitimin 10%.

“Deri dje e kishim naftën më të lartë për arsye që i kemi shpjeguar, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Ajo që ndodh me vendet më të mëdha çmimi ka shkuar edhe më shumë nga se e kishim ne në fillim. Sot problemi që kanë kompanitë është a do të kemi mundësi të sigurojmë prodhimin. Ndërkohë që nafta është një element goditës për të gjithë, problem është edhe energjia dhe ky është një problem për të gjithë. Ndaluam qe furtuna e rritjes së energjisë të prek familjarët dhe biznesin e vogël, por kjo nuk do të thotë se furtuna nuk ekziston. Nëse do të ulnim edhe taksat e naftës do të shkonim në falimentim menjëherë, me çfarë do i financonim këto nevoja? Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës me çfarë do t’i financonim këto nevoja? Ka dhe një mënyrë tjetër të rrisim taksën e biznesit të vogël dhe t’ia vëmë 20% TVSH siç e kishte, përpara sesa ne të vinim, me këtë masë të re. Apo t’ia bëjmë 10 % taksën mbi fitimi? Apo dhe ata që kanë rrogat t’ja u vëmë 10% siç e kishim, patjetër që kompesojmë”, tha Rama.

Rama prezantoi pikat e Paketës së Rezistencës Sociale duke theksuar sërish faktin se biznesi i vogël është aleati më i madh i qeverisë, prandaj dhe i ka taksat zero. Paketa parashikon ruajtjen e çmimit të energjisë elektrike, mbështetje për shtesat më në nevojë si dhe monitorim të çmimit të karburantit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›