E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Fatura e permbytjes 260 milione euro

Grupi parlamentar i Partise Socialiste propozoi rishikimin e buxhetit te 2011 ne permiresim te situates ne veri te vendit. Forca me e madhe ne opozite me nje llogari te perafert tha se demi minimal nga keto permbytje eshte 260 milion euro duke propozuar qe shpenzimet qeveritare ti kalojne ketyre zonave duke propozuar nderhyrje ne zgjidhje afatgjate te problemit pasi tha Rama vendi rrezikon kenetezimin.

Te marrim tre lloj masash nje moratorium minimalisht tre vjecar per shtreterit e lumenjve dhe mosshfrytezimin e tyre me qellim nxjerrjen e lendes se pare per ndertim. Duhet konsidueruar ndryshime ne kodin penal per veprat e denueshme penalisht lidhur me cenimin e pyjeve te lumenjve dhe mjedisit sipas standardeve europiane. Ne ta propozojme ne Parlamentin e vendit eshte rialokimi drastik i buxhetit te vitit 2011 per shpenzimet e kesaj lufte me keto fenomene qe duhen konsideruar dhe trajtuar si nje armik qe kercenon sigurine e vendit tone deklaroi Edi Rama kreu i PS.

Kryesocialisti edhe nje here kundeshtoi tezen e kreut te mazhorances se permbytjet kane shkak natyren. Ai tha se situate ka ardhur si pasoje e masave te munguara per vite me rradhe por vecanerisht tha ai vitet e fundit. Kryetari i opozites vuri theksin tek shkrirja sipas tij e instituteve shkencore me specialiste te mirefillte ne studimin dhe parandalimin e fenomeve te permbytjeve dhe te rreshkitjes se tokes te cilat deklaroi ai jane duke u shnderruar ne apolaliptike per vendin tone.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›