E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina RamaProkuroria gjendet perballe sfidave te medha

Prokuroria gjendet perballe sfidave te rendesishme ne luften kunder krimit. Keshtu eshte shprehur Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama gjate nje takimi me delegacionin e keshillit Gjyqesor te Kosoves i cili po zhvillon nje vizite pune ne Shqiperi.

Ajo gjithashtu duke bere nje pasqyre te funksionimit te sistemit te drejtesise ne Shqiperi theksoi se puna e ketij institucioni eshte fokusuar ne luften kunder korrupsionit krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar si dhe ndaj fenomeneve te reja si eshte pastrimi parave dhe trafiqeve.

Nderkohe kryesuesi i Keshillit Gjyqesor te Kosoves Enver Peci beri nje pershkrim te ndertimit te sistemit te drejtesise ne Kosove sfidat me te cilat ndeshet ajo si dhe shpjegoi se si funksionon Keshilli Gjyqesor i Kosoves.

Me tej z. Peci theksoi dhe rendesine e rritjes se bashkepunimit midis institucioneve te drejtesise te dy vendeve pasi dhe problematika e ceshtjeve qe ndeshen eshte e njejte sic jane lufta kunder krimit dhe korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›