E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Faturat, si kontrata e shkelur e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Socialiste në bashkëbisedimin e radhës me gazetarët deklaroi se marrëdhëniet mes pushtetit dhe qytetarit janë deformuar.
"Fatura e re e energjisë është një shembull i këtij deformi që e kazanafillën në kontrata e shkelur me këmbë në 28 qershor ku duhet të vendoste qytetari dhe jo pushteti" theksoi Rama duke shtuar se është e papranueshme që pas denoncimeve të bëra nga medat lidhur me faturën e enegjisë që përbën një shkelje flagrante, qeveria e ka trajtuar këtë si një çështje me karakter teknik.
Rama duke akuzuar qeverinë për keqqeverisje theksoi se kriza ekonomike shkon duke u thelluar por se qeveria po i mban të fshehura të dhënët ashtu siç mban fshehur edhe kutitë e mbyllura të 28 qershorit.
Ndërkohë Rama i pyetur për kutitë e zonës së Ruzhdies theksoi se e verteta për këto kuti po del në shesh dhe se informacionet që Partia Socialiste ka dhënë janë të sakta.
"Kutitë e Ruzhdies treguan një grabitje votash me përmasa skandaloze" theksoi Rama duke shtuar se transparenca e zgjedhjeve është themelore për të ndarë Shqipërinë nga një epokë e deformimit të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›