E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Fajon:Të mos pengohet procesi për Shqipërinë dhe Bosnjen

Lajmet e fundit për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia në Belgjikë dhe Gjermani kanë krijuar dilema dhe drojtje nëse liberalizimi i vizave ishte një vendim i drejtë.
Ndërkohë eurparlamentarja sllovene Tanja Fajon i bën thirrje vendeve të Bashkimit Europian të mos pengojnë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
"Kërkoj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin përgjegjësinë jo vetëm për të përmbushur kriteret, por dhe t'i dërgojnë njerëzve një mesazh të qartë rreth asaj se çfarë do të thotë realisht liberalizimi i vitave. Politikanët duhet të ndalojnë menjëherë fluksin e emigrantëve të rinjë që kërkojnë strehim në vendet e BE-së."
Europalamentarja gjithashtu theksoi se ajo çfarë ka ndodhur me azilkërkuesit nga Maqedonia e Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojë liberalizimin e vizave këtë vit për Shqipërinë dhe Bosnjën. Ndërkohë nga dhjetori i vitit të kaluar Maqedonisë dhe Serbisë iu hoqën vizat për vendet e zonës Shëngen ndërkohë që kjo gjë nuk ndodhi edhe për Shqipërinë dhe Bosnjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›