E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Fitorja me e thelle

Kreu i Partisë Socialiste, në daljen e parë për publikun gjatë ditës së sotme, deklaroi se fitorja e Rilindjes do të jetë më e thellë nga sa duket.

Megjithatë Rama u bëri thirrje koordinatorëve, mbështetësve, deputetëve që të jenë të presin dhe të jenë të përgjegjshëm deri në numërimin e votës së fundit, në respekt të çdo votuesi. Po ashtu Rama i dërgoi mesazh kundërshtarit të tij politik Sali Berisha, që si i humbur në këto zgjedhje mund të marrë pjesë në fitoren e Shqipërisë. "I dërgoj nje mesazh kundërshtarit tonë se ka gjithnjë një kohë për të humbur dhe sot eshte Zgjedhje 2013Bogdani: Votat po rriten në favorin tonëZgjedhjet në syrin e mediave të huajaKukan:Berisha premtoi se do pranojë rezultatin koha për ta bërë këtë me nder në nderin e Shqiperisë duke bashkëpunuar në cdo tavolinë numërimi për të garantuar paprekshmërine e votës. Ky proces duhet të vazhdoja pa pengese, të gjithë ata që duhet të numërojnë votat duhet të jenë në lartësinë e kësaj detyre, pavarësisht se kush është humbësi dhe fituesi, Eshtë detyrim i barbartë i të dy palëve që ta nxjerrim Shqipërinë të fituar në këtë proces", tha Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›