E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon procesi i numerimit

Kur janë numëruar rreth 30 përqind e votave, Aleanca për Shqipërinë Europiane e udhëhequr nga Partia Socialiste kryeson në të gjitha qarqet e vendit, me përjashtim të qarkut të Kukësit ku në avantazh është Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim e kryesuar nga Partia Demokratike.

KQZ: Janë numëruar 29% e votave Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve informacionet vijnë me vonesë pasi duhet firma e numëruesve dhe të kalojnë nëpër mjetet e institucionit. Sipas komunikimit të fundit të KQZ, deri tani janë numëruar 29 për qind e votave në rang vendi, ose 3.100 kuti votimi. Sipas organit që menaxhon procesin zgjedhor, në këtë procs elektoral, ndryshe nga herët e Zgjedhje 2013Bogdani: Votat po rriten në favorin tonëZgjedhjet në syrin e mediave të huajaKukan:Berisha premtoi se do pranojë rezultatin tjera, ka më shumë kuti sesa qendra. Vlorë, mbaron numërimi në KZAZ-në 84 Në Vlorë ka përfunduar numërimi në KZAZ-në numër 84, ku votat mes dy partive të mëdha rezultojnë të ndara në 57 me 29 për qind në favor të aleancës së majtë, ASHE. Ndërkohë, në KZAZ-të e tjera proçesi i numërimit po vazhdon me ngadalë, edhe pse komisionerët deklarojnë se ai do të përfundojë sonte. Deri tani rezulton janë numëruar 216 kuti nga 432 gjithësej. Gjithësesi, Vlora nuk ka shanse të paraqesë surpriza të reja përsa u përket shifrave. Në rang qarku rezulton se: e majta ka marrë 38 mijë vota, ndërsa e djathta 18 mijë, me një diferencë prej 20 mijë votash. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 932 vota duke pasur pak gjasa që të sigurojë një mandat, ndërsa Fryma e Re Demokratike rreth 300 dhe Aleanca Kuqezi mbi 200. Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë në nivelet maksimale, por gjithësesi më e lartë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, kur ishte 39 për qind.  Shkodër, mbaron numërimi në KZAZ-në 8 Në KZAZ-në numër 8 në Shkodër ka përfunduar numërimi, duke u bërë qendra e parë në rang vendi që mbyll proçesin. Por tabela e mbledhjes së rezultateve do të proçedohet të martën. Nuk dihen motivet e këtij vendimi të komisionerëve, pasi rezultatet duhet të publikoheshin në përfundim të numërimit. Ajo që bie në sy është se 4 parti kanë rezultate të kënaqshme në Pukë, ku subjektet e tjera politike, përveç partive të mëdha, kanë marrë në total rreth 1 mijë vota. Ndërsa partitë e mëdha, po në Pukë, kanë siguruar: PS 3.164 vota; PD 4.000; LSI 945 vota dhe PKD, parti brenda së majtës, 2105 vota. Për rrjedhojë kryeson aleanca e udhëhequr nga PS. Në qytetin e Shkodrës PS dhe PD janë të barabarta, ndërkohë që në rrethinat proçesi i numërimit është në fillim ose ecën me ngadalë. Por nuk ka gjasa që në rang qarku të prishet balanca 6-5 për Partinë Socialiste. Gjirokastër, PS: Sigurojmë 4 mandate Në Qarkun e Gjirokastrës vazhdon numërimi. Nga të dhënat e fundit të siguruara nga gazetarët e Top Channel në këtë qark, aleanca e majtë ka siguruar 8512 vota e përkthyer në 4 mandate, ndërsa aleanca e djathtë 3851 vota përkthyer në një mandat. Në Gjirokastër janë numëruar 14 kuti nga 120 kuti në total, në Përmet numërimi vazhdon, në Tepelenë janë numëruar 19 nga 63 kuti. Numërimi është ndërprerë për të rinisur në orën 20:00. Në total në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 53 kuti. Duke folur për Top Channel, kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Gjirokastër, Arben Ahmetaj deklaroi se mandati i katërt i aleancës së majtë është i sigurtë dhe me një zonë sigurie të paktën deri më tani, prej rreth 1400 vota. Ahmetaj u shpreh i bindur në fitoren 4-1 të së majtës në këtë qark, ndërsa pyetjes se kujt partie brenda aleancës i shkon mandati i katërt deklaroi: “Katër mandate janë të koalicionit. E rëndësishme është që aleanca e PD merr vetëm një mandat, ndërsa aleanca jonë merr katër. Tre mandate të PS janë të garantuara dhe një është nga nga aleatët tanë, LSI është e garantuar me mandatin e vet”. Korçë, kryeson e majta, synohet mandati i 8-të Në Qarkun e Korcës janë numëruar më shumë se gjysma e kutive dhe aktualisht kryeson me 14 mijë vota më shumë koalicioni i majtë. Sipas gazetarëve të Top Channel në këtë qark është mbyllur numërimi vetëm në ZAZ-në numër 76 në Ersekë, ndërsa vijon normalisht procesi në 7 ZAZ-të e tjera. Koalicioni i majtë synon që në garën e Korcës të fitojë edhe mandatin e tetë, duke parë diferencën e thellë të krijuar deri në këtë pikë të numërimit. Ndarja e mandateve sipas votave të numëruara deri më tani. Projeksioni në rang kombëtar, koalicioni i majtë ASHE 84, koalicioni i djathtë APMI 56 Qarku Tiranë, koalicioni i majtë ASHE 19 mandate, koalicioni i djathtë APMI 13 mandate Qarku Elbasan, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 6 mandate Qarku Durres, koalicioni i majtë ASHE 7 mandate, koalicioni i djathtë APMI 6 mandate Qarku Shkodër, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate Qarku Fier, koalicioni i majtë ASHE 11 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate Qarku Vlorë, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 4 mandat Qarku Korçë, koalicioni i majtë ASHE 7 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate Qarku Berat, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 2 mandate Qarku Lezhë, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate Qarku Gjirokastër, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 1 mandat Qarku Kukës, koalicioni i majtë ASHE 1 mandat, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate Qarku Dibër, koalicioni i majtë ASHE 3 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›