E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ftese LSI-se per bashkim

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se forca politike që drejton i bën ftesë Lëvizjes Socialiste për Integrim për t'u bashkuar me qëllim interesin e vendit.

Duke folur nga mbledhja e grupit kuvendor socialist, kryetari Rama theksoi se në kushtet ku ndodhet vendi, në këtë situatë të rëndë për qytetarët shqiptarë, vetëm një koalicion forcash me vullnetin e madh për bashkim mund ta izolojë Berishën dhe planin e tij të lexueshëm për vjedhjen e zgjedhjeve.

"Në këto kushte ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka që kemi në dorë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së zhgenjimit. Presim që LSI t'i Ikja e LSIIkja e LSI, Berisha reagon në FB Ku do të shkojë LSI?Papandreu: Rama dhe Meta të bashkëpunojnë përgjigjet ftesës sonë për inteteres të vendit", tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama kujtoi se e shkuara politike ka hijen e saj dhe pengon shumëkënd të shohë qartë, por kur politika nuk e kapërcen dot të shkuarën, kjo e fundit mban peng politikën.

"Ne jemi këtu për të mos lejuar që e ardhmja t'i ngjajë të shkuarës. Të kapërcejmë të shkuarën dhe të realizojmë ëndrrën dhe shpresën shqiptare që rrezikojnë të mbeten në letër përballë kërcënimit të së shkuarës. Të bëjmë atë që kemi miratuar bashkë në Asamble: 'Nëse LSI vendos të zgjedhë rrugë tjetër nga ajo e Qeverisë dera jonë është e hapur'", theksoi Rama.

Kreu socialist u shpreh se pret që sot vetëm të kuptohet se ai kërkon të fitojë për të gjithë dhe se kjo është rruga e fitores që sjell pushtetin, jo për interesa personale, por për të ndryshuar gjërat.

Braçe dhe Majko, zërat kundër

Rreth mesditës përfundoi mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, prej nga ku u vendos që Lëvizjes Socialiste për Integrim t'i dërgohet një ftesë për të ndërtuar një koalicion.

Anetare te kryesise se kesaj partie u mblodhën këtë të martë per te degjuar dhe dhene mendimin e tyre, nderkohe qe pas daljes se lajmeve per nje largim te pritshem te LSI nga koalicioni me PD disa prej anetareve te kryesise se Partise Socialiste kane reaguar pro dhe kunder nje aleance me LSI. Mes zerave kunder kane qene deputetet Erjon Braçe dhe Pandeli Majko.

Reagimi i Majkos në FB

Një ditë më parë deputeti Pandeli Majko, pak orë para hapjes së lajmit për largimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria shkruajti një status me mesazhe të forta brenda tij.

"Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor. Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj. Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë por ju dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e maskarenjve pa principe të politikës.Kjo është arsyeja që besoj se gënjeshtra kujtohet por nuk festohet. RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit. Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “t'u vrarë”', shkruan Majko.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›