E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Fushë e re sportive në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës” në Shkodër

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ndërtimi dhe përmirësimi i palestrave dhe fushave sportive në shkolla është një nga prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Arsmit dhe Sportit.

Vitet e fundit në shkollat që po rikonstruktohen dhe po ndërtohen nga fillimi një vëmendje e veçantë i është kushtuar terreneve sportive, duke afruar më shumë fëmijët me sportin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale punimet që po kryhen në fushën sportive të shkollës “Dëshmorët e Prishtinës” në Shkodër.

“Një tjetër fushë sportive me standardet e duhura po i shtohet një shkolle në Shkodër, shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”. Kjo do t’u shërbejë nxënësve të shkollës dhe po ashtu edhe fëmijëve të lagjes në oraret jashtëshkollore”, tha Rama.

Fusha sportive e shkollës “Dëshmorët e Prishtinës” është pjesë e një investimi prej 4.5 milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Shkodrës, ku përfshihen edhe rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda” dhe investimi për ambientet e reja sportive edhe në shkollat  “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›