E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VanHorn me gjimnazistët në Vlorë: SHBA e investuar në aftësitë dhe të ardhmen tuaj

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn iu bashkua nxënësve të shkollës së mesme “Ali Demi” në Vlorë për të nisur “Meet the Corner”, një iniciativë që sjell në shkollat pranë aktiviteteve praktike STEM të Këndeve Amerikane, edukimin mediatik dhe më shumë.

Duke festuar 20 vjetorin e Këndit Amerikan në Vlorë, VanHorn tha: “gjatë dy dekadave të fundit ne kemi parë një transformim në llojet e aktiviteteve që Këndi ofron. Por gjatë këtyre 20 viteve një gjë është e pandryshueshme – Ambasada e SHBA është e investuar në aftësitë dhe të ardhmen tuaj”.

“E di që shumë prej jush patën mundësinë të shëtisnin dhe të shihnin disa nga tavolinat. Dhe unë gjithashtu e di se disa prej jush tashmë janë njohur me Këndin tonë Amerikan dhe janë pjesëmarrës shumë aktivë në ato aktivitete që ne kemi. Por për ata prej jush që nuk kanë qenë në Corner më parë, unë me të vërtetë dua t’ju inkurajoj të shkoni dhe ta kontrolloni”, u shpreh ajo.

Këtë javë ne po festojmë 20 vjetorin e Këndit Amerikan këtu në Vlorë. Këndi po zhvendoset në një vend të ri, po përgatitet për ju, ndaj ju lutemi ejani vizitoni.”, tha

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në nisjen e programit “Meet the Corner” në Vlorë ftoi të gjithë që të vizitojnë Këndin e ri Amerikan.

1 nga 8

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›