E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: GJND-ja i dha fund ëndrrave territoriale Serbe

“Sot është dita e dytë më e bukur për Kosovën dhe Shqipërinë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt. Sot Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli një vendim që i hap rrugë njohjes së mëtejshme të Kosovës. Organi më i lartë gjyqësor në botë u dha sot fund dilemave mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës”, theksoi lideri socialist.

Rama theksoi se të gjithë kemi qenë të bindur se shpallja e pavarësisë ishte e drejtë dhe nuk ishte në kundërshtim me asnjë ligj, dhe Gjykata sot këtë e sanksionoi. Në emër të opozitës Shqiptare, Edi Rama, shprehu kënaqësinë për vendimin e dhënë sot nga GJND-ja.

Pasi theksoi se vendimi i sotëm i GJND-së i dha fund ëndrrave territoriale të Serbisë, Rama uroi “që ky vendim të ndihmojë edhe Serbinë për të dalë nga këto ëndrra”. “E ardhmja jonë është në rrugën evropiane. Të gjithë së bashku drejt bashkëpunimit dhe bashkëjetesës pa kufij”, përfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›