Maqedoni, statusi i UçK-së ende pa zgjidhje
Xhelal Bajrami, ministri shqiptar për Punë dhe Politikë Sociale në qeverinë e Maqedonisë, kishte premtuar se kjo çështje do të zgjidhej brenda vitit 2009. Sot “kjo është çështje e hapur, për të cilën bisedohet në vazhdimësi dhe zgjidhja sa më parë e saj, kontribuon në stabilitetin në vend por edhe në rajon”, tha Bajrami, i cituar nga e përditshmja maqedonase “Lajm”.
Statusi i Ushtrisë çlirimtare Kombëtare që luftoi në konfliktin e vitit 2001, është një nga tre pikat që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shtroi për zgjidhje para disa kohësh kryeministrit Nikolla Gruevski, për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Ahmeti kërkoi gjithashtu ndërprerjen e çështjeve gjyqësore ndaj UçK-së, të cilat Gjykata e Hagës i ktheu për mungesë provash, si dhe rigjykimin e shqiptarëve të burgosur në rastin e Sopotit.