Rama: Gati për dialog në tryezën e presidentit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se është gati të dialogojë nëse presidenti Topi do të angazhohet të ul palët në tryezë. Në një konferencë për shtyp Rama i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të angazhohet për dialog duke mos u fshehur tek lojrat e fjalëve. Sipas Ramës Berisha po kërkon të blejë përfaqësuesit e opozitës duke sponcorizuar delegacionet.
"I them Sali Berishës të mos investojë më për blerjen e deputetëve opozitarë sepse nuk e shpëtojnë dot delegacionet e spocorizuara" theksoi Rama.
Gjithashtu Rama theksoi se PS-ja mbështet rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës duke theksuar se ndërkombëtarët ashtu si edhe opozita theksuan se Shqipëria është në krizë të thellë politike. Rama e ka cilësuar bojkotin si një gjë jo të mirë por theksoi se ai është i vetmi ilaçi hidhur që i ka mbetur që PS-ja të mos të lejojë që gangrena e zgjedhjeve ta paralizojë.
Bojkotin e shkaktoi Berisha dhe ai mund t'i japë fund bojkotit theksoi Rama duke shtuar kjo mund të bëhet nëse ai lejon të heton zgjedhjet në të gjithë shtrirjen e tyre duke bërë transparencë kushtetuese dhe ligjore.