Barcelona e bindur për transferimin e Fabregasit

Burime nga Barcelona bëjnë të ditur se klubi ka siguruar të holla të mjaftueshme për të bindur Arsenalin ta shesë kapitenin Cesc Fabregas.
Sport shkruan se Barcelona do ta 'mbulojë' me para Arsenalin për të lejuar largimin e mesfushorit spanjoll. Marrëveshja mes të lojtarit dhe Barcelonës tashmë thuhet se është arritur.
Të dyja palët kanë rënë dakort për gjithçka, madje edhe për detajet më të vogla. Deri në ditën kur të arrihet marrëveshja mes klubeve të dy, edhe klubi edhe lojtari do t'i mohojnë kontaktet.