Rama: Gati për zgjidhje, pala tjetër mos vonojë

Pas takimit me kreun e shtetit Bamir Topi, në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se opozita është gati për zgjidhje të krizës politike pa cënuar transparencën dhe duke respektuar Kushtetutën. Rama theksoi se pala tjetër nuk duhet të vonojë zgjidhje.
Sipas tij, kriza i ka rrënjët në kutitë e mbyllura të zgjedhjeve dhe kriza po rëndon gjendjen e vendit. "Ne jemi gati për zgjidhje, pala tjetër nuk duhet të vonojë zgjidhjen duke shtuar peshën e krizës në kurriz të interesave te vendit", tha ai.
Kreu i PS-së pohoi se ndante me SHBA-në shqetësimin për drejtësinë në vendin tonë. Ai falenderoi publikisht ambasadorin amerikan për deklaratën e tij për drejtësinë në Shqipëri.
Lidhur me rrëzimin e kandidaturës së Vangjel Kostën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se rrëzimi i tij u bë për motive të errëta dhe në kundërshtim me frymën e transparencës .
Kryesocialsti nuk bëri asnjë deklaratë për takimin e tij me Presidentin e Republikës.