Rama takim me Topin, Presidenca: U diskutua situata politike

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ishte kryesocialisti Rama i cili kërkoi takimin. Ai ishte i përpiktë dhe takimi kokë më kokë nisi në orën 12:30 dhe zgjati 1 orë.
Në njoftimin në faqen zyrtare të Presidencës për takimin mes kreut te shtetit e kryesocialistit Rama thuhet se takimi u fokusua në situatën politike dhe u kërkua nga kryesocialisti Rama. "Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot me kërkesën e tij Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Situata më e fundit politike në vend ishte temë kryesore e bisedës kokë më kokë të zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Shtetit", thuhet në deklaratë.