E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Gjendja e krijuar, nga keqqeverisja

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se gjendja e krijuar ne Shkoder eshte si pasoje e keqqeverisjes, nderkohe theksoi se sot nuk eshte ora e luftes politike, por e bashkimit per shpetimin e jetes se njerezve.
Ne nje konference per shtyp, Rama kerkoi largim sa me te shpejte te njerezve nga zonat e rrezikut, ndersa kerkoi nga qeveria transparence dhe vendimmarrje per levrimin e shumave te para per banoret e prekur."Berisha duhet te therrase Keshillin e Sigurise Kombetare per te diskutuar per cfare ka ndodhur si pasoje e keqqeverisjes dhe jo nga fatkeqesia natyrore", u shpreh Rama.Rama njoftoi se Partia Socialiste ka hapur dy llogari bankare ku cdo anetar a simpatizant duhet te jape kontributin e tij."Cdo para e derdhur do te behet transparente ne momentin e duhur", u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›