Përmbytjet, PS kërkon dorëheqjen e Priftit

Partia Socialiste ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti pas situatës së krijuar në veri të vendit për shkak të përmbytjeve. "Partia Socialiste kërkon me vendosmëri, largimin e Dritan Priftit si Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, si përgjegjës i drejtpërdrejtë i kësaj katastrofe, plotësisht e shmangshme", u shpreh deputetja Valentina Leskaj.
Sipas saj, situata e krijuar në veri të vendit është pasojë e një plani të mirëfilltë korruptiv. "Sipas planit korruptiv kaskadat e hidrocentraleve do grumbullonin më shumë ujë nga sa e lejon kapaciteti i tyre, vetëm e vetëm që kjo qeveri të mund të eksportonte energji, për të tentuar mbylljen e pjesshme të gropës së zezë që ka krijuar në buxhet', argumentoi ajo.
Deputetja e PS-së i ka bërë apel banorëve të zonave të përmbytura që të evakuohen.