E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Gjirokastra pushton ballinën e numrit të fundit të revistës “Aramco World”

Revista kulturore amerikane “Aramco Word” ka pasqyruar në faqen kryesore të numrit të fundit të saj, pamje nga qyteti i gurtë turistik, Gjirokastra,

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përshkrimet për Gjirokastrën me magjepsjen nga muret e kështjellës, e deri te rrugicat e kalldrëmta në të cilat jehon isoja e këngës polifonike përmes portreteve të shkëputura nga Festivali Folklorik, pushtojnë ballinën e revistës kulturore.

“Gjirokastra pushton ballinën e numrit të fundit të revistës kulturore amerikane “Aramco World” me përshkrimet për qytetin e gurtë turistik, me magjepsjen nga muret e kështjellës, e deri te rrugicat e kalldrëmta në të cilat jehon isoja e këngës polifonike përmes portreteve të shkëputura nga Festivali Folklorik”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›