Rama: Hajdutët që ulërasin, shkaktuan 21 janarin

Reagimi i Rames në Twitter
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama pas deklaratave të Ylli Manjanit nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Manjani i kërkoi liderit socialist, Edi Rama ti kërkojë ndjesë shqiptarëve për mashtrimin me video montimin, që pas çmontimit rezultoi jo vetëm bllof por dëshmoi për skenarin e dhunshëm të 21 janarit të shkuar.
Në reagimin e tij në Twitter, kreu i opiztës shkruan; Hajdutet qe po ulerijne keto dite kapni hajdutet jane fytyra e deshperuar e pushtetit qe ne 21 janar vrau pasi vodhi me ze e me figure!
Ylli Manjani hodhi akuza në drejtim të liderit të socialistëve, duke e cilësuar atë si regjisorin politik të skenarit të dhunshëm të 21 janarit, ku pasi mashtroi shqiptarët me video montazhin, i bëri mish për top, duke i konfrontuar me forcat e sigurisë.