Italia: Drejtësia të zbardhë 21 janarin
Drejtësia të bëjë punën e saj për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit të vitit të kaluar.Deklaratës së trojkës së ambasadorëve i është bashkuar sot edhe zv. Ministrja e Jashtme italiane, Marta Dasu.
E gjendur në Tiranë për një vizitë zyrtare, Dasu u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun Haxhinasto, se ngjarje të tilla si ato të 21 janarit nuk duhet të ndodhin më.
Dasu theksoi se Italia mbështet deklaratën e përbashkët të trojkës së ambasadorëve në Tiranë mbi hetimin e 21 janarit.