Rama: Hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve

Kreu i PS-së, Edi Rama ka kërkuar edhe një herë hetim të pakushtëzuar të zgjedhjeve. Sipas tij hetimi i pakushtëzuar është e drejtë kushtetuese e opozitës. Rama tha se ka qenë Gjykata Kushtetuese ajo që ka interpretuar ligjin themeltar të shtetit, ku thuhet se: "Pavarësia dhe liria e hetimit përtej çdo kufizimi të imponuar nga vullneti i shumicës parlamentare, janë parime kushtetuese të afirmuara pikërisht për t'i garantuar opozitës hetim të plotë e të pakushtëzuar". Edi Rama përsëriti se ata që dinë shqip duhet të lexojnë drejt këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka deklaruar edhe një herë se mandatet e deputetëve të PS-së nuk do të digjen, duke pohuar se 6-marsi, kur skadon afati që deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, është një datë si gjithë të tjerat. "Ne kërkojmë hetim të plotë të pakushtëzuar të zgjedhjeve. Hetimi duhet të bëhet për të çliruar zgjedhjet nga korrupsioni dhe për të realizuar përmirësime ligjore", u shpreh ai.
Në takimin me gazetarët në selinë rozë, kreu i PS-së Rama lexoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Komisionin Hetimor. Ai tha se Komisioni Hetimor për zgjedhjet duhet të drejtohet nga opozita.
Duke iu referuar ngjarjes së djeshme ku makinës së deputeti të PS-së në Vlorë, Eltar Deda i është vendosur eksploziv, Rama kërkoi hetim të plotë të ngjarjes. "Ky rast shumë i rëndë për të cilin ne kërkojmë zbardhjen pa humbur kohë. është e patolerueshme që një ngjarje e tij të ndodhe dhe mos të ketë një sensibilizm të gjithë shtetit", pohoi ai.
Kryesocialisti Rama nënvizoi se pothuajse në gjithë vendit janë shënuar probleme në zgjedhje. Ai theksoi se me hetimin e zgjedhjeve PS nuk synon të përmbysë rezultatin.
"Ne nuk duam të përmbysim pushtetin në tavolinë me transparencën e zgjedhjeve, por duam hetim të tyre që të cclirohen nga korrupsioni", shtoi ai.
Rama pohoi se PS-ja vijon të organizohet për protesta. "Ne jemi në protestë që nga dita kur kemi bojkotuar parlamentin. Organizimi i protestës është i pandërprerë në gjithë Shqipërinë nëse zgjidhja nuk do vijë nga ballafaqimi në tryezë mes palëve.