Rama Humbesit te ndalin projektin rrenues

Partia Socialiste ka zhvilluar sot për herë të parë pas fitores në zgjedhje mbledhjen e grupit parlamentar.
Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se tashmë është përmbyllur kapitulli i fitores dhe nis kapitulli i mirëqeverisjes. “Në 23 qershor shqiptarët na dhanë së bashku me aletatin tonë strategjik LSI mandat të rëndë sa një mal. Për tani duhet të mbyllim kapitullin e gëzueshëm dhe të hapim kapitullin e mirëqeverisjes në një vend ku realiteti s`ka asgjë të gëzueshme” tha Rama. "I bëjmë thirrje humbësve që të ndalin Pas zgjedhjeveNë pritje të Lezhës Rama: Na pret një sfidë e madheRama paralajmëron “stuhi” në bregdet projektin e tyre rrënues në Shqipëri. PD ka humbur të drejtën që të shpenzojë paratë e popullit duke tërhequr vendin zvarrë pas vetes", tha Rama. Kreu i PS-së deklaroi se qeveria në ikje duhet të ndalojë shpenzimin e mëtejshëm të parave të popullit shqiptar. "Ndal vendimeve mbi pasurinë kombëtare. Ne nuk do të bëjmë sehir duke parë se si e drejta vritet dhe sakatohet", tha Rama. Duke folur për krijimin e Qeverisë së re, Rama theksoi se qeverisja do të realizohet me LSI-në dhe aleatët. "Jemi ribashkuar me zotimin solemn për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës. Kemi bërë një fushatë të ndarë dhe kemi fituar të bashkuar me një rezultat të thelle. Ne jemi dy parti, por një forcë e vetme qeverisës. Procesi i formimit të qeverisë nuk ka mbërritur ende tek emrat dhe ndarjet e ministrive", tha Rama. Kreu socialist theksoi se kjo qeveri ka në dorë fatin e marrëdhënieve të Shqipërisë me botën për një gjeneratë dhe shprehu bindjen se skuadra e Rilindjes dhe se tani e tutje do të gjykohen për veprat që do të kryejnë. / Top Channel