Lezhe shtatzena vdes ne spital

Një 22-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën në maternitetin e Lezhës, për
shkaqe ende të paqarta. Lorena Imeri, nga fshati Shullaz i Kurbinit,
ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe kishte shkuar për të lindur,
por ka humbur jetën përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj.
Familjarët e saj kanë treguar se e kanë çuar me urgjencë vajzën fillimisht në Maternitetin e Laçit, por aty nuk kishte mjekë të specializuar dhe për këtë arsye janë detyruar ta dërgojnë në Maternitetin e Lezhës. E reja ka mbërritur rreth mesnatës në maternitetin e Lezhës, por ka humbur jetën një orë më pas. Të njëjtin fat ka pasur edhe foshnja e saj. Xhaxhai i vajzës tregon për mediat se mjekët u kishin thënë se vajza ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa u dhënë shumë shpjegime. Familjarët e 22-vjeçares akuzojnë mjekët për neglizhencë, ndërsa po presin tërheqjen e trupit nga morgu i spitalit. Priten konkluzionet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar vdekjen e parakohshme të 22-vjeçares dhe foshnjës së saj. / Top Channel