Rama: I hapëm rrugë ekonomisë lokale në Berat

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë sot në Berat, tha se qyteti i një mbi një dritareve është një mundësi e artë për investimet në turizëm.
Duke rreshtuar investimet e kryera ndër vite, Rama u shpreh se mazhoranca socialiste ka hapur derën e ekonomisë lokale në Berat.
“Cila qeveri, cili shtet do ta linte një minierë mbi tokë të lëngonte dhe të prodhonte vetëm dëshpërim dhe largim dhe varfëri? Vetëm kush na ka pararendur këtu. Ne e hapëm derën e ekonomisë vendore këtu në mënyrën më të mirë të fjalës. Me ato mundësi që erdhën duke u rritur. Pashë një shkollë të re “28 Tetori”, nuk e di sa e sa mesazhe e letra kam marrë për atë shkollë, por nuk kishim mundësi. Tani u hap mundësia dhe investuam.
“Në Berat nuk vije dot, sa arrije në Lushnjë, ktheheshe dhe nisnin gropat. Atëherë njerëzit na thonin na bëni rrugën, që të dalim nga Berati. Rrugën e bëmë, por oreksi vjen duke ngrënë, dhe pastaj duam këtë, duam atë dhe në fund duam Ervin Demon.
Shkolla “22 Tetori” sot, që do të hapet është projekt i jashtëzakonshëm. Është një eksperiencë, kur thotë Demo, sepse është një eksperiencë për nxënësit, mësuesit prindërit, kjo pasi pjesa frontale e shkollës do jetë vitrina e zejeve dhe produkteve speciale të Beratit, që nga ata që punojnë gur e dru, tekstile, tek ata që përpunojnë vaj e me rradhë, dhe janë në një trup, por janë të ndara nga njëra-tjera, ndërkohë që në mbështetje të këtij poli të eksperiencës është një alamet parkimi”, vijoi Kryeministri.
Rama kujtoi edhe problemin e trafikut, duke vënë në dukje investimin në parkimin nëntokësor.
“Berati është nga qytetet që po luante mendsh nga trafiku dhe për shkak dhe të asaj që the dhe të trafikut brenda, u bë ai parkim nëntokësor, funksional dhe digjital. Jemi në kushtet kur po nisim të marrim frytet e gjithë asaj pune të madhe që kemi bërë”, tha Rama.
/a.f/r.e/