Rama: IA edhe në proceset e Kadastrës për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është bërë progres në shërbimin për qytetarët të Kadastrës, por shtoi ai, ka ende nevojë për të qenë më efektivë.
Në konferencën e përbashkët ndërinstitucionale për të prezantuar rezultatet e vlerësimit të zbatueshmërisë së raundit të 5-të të vlerësimit të GRECO, Rama tha se po punohet për futjen e inteligjencës artificiale edhe në proceset e Kadastrës.
“Jemi të vetëdijshëm që Kadastra ka nevojë për të qenë shumë më efektive në shërbimin ndaj qytetarëve, pavarësisht progresit të madh që është bërë krahasuar me ku e nisëm. Ndërkohë që po ecet me digjitalizimin e plotë, falë mbështetjes nga Komisioni Europian, po punohet për të futur Inteligjencën Artificiale në proceset e Kadastrës më pas”, tha ai.
/r.e//a.f/