Rama Ilir Meta iku blloku i tij mbeti aty

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama sulmoi dje nga qyteti i Durresit koalicionin qeverises PD-LSI dhe ftoi qytetaret ne demonstrate
DURRS - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se korrupsioni i kthyer ne sistem te paturpshem sundimi eshte prova me flagrante qe koalicioni Meta-Berisha eshte bashke jo per interesa te shqiptareve por per te plackitur Shqiperine se bashku.
Gjate nje bashkebisedimi te zhvilluar me studente te Akademise Politike te Partise Socialiste ne qytetin e Durresit kryesocialisti ka vene ne fokus se fjales se tij analizen e veprimit opozitar perballe nje skandali qeveritar.
Jo vetem ska pohim jo vetem ska ndjese jo vetem ska reflektim por ka nje manover nga e cila ka nje rezultat qe tregon se ne thelb ska ndryshuar asgje pasi ka ikur Meta ka mbetur blloku aty - vleresoi kryesocialistit doreheqjen e ministrit te Ekonomise.
Sipas tij te gjitha aferat dhe favoret teresisht te paligjshme qe jane zemra e sistemit te korrupsionit te cilin keta kusare dhe matrapaze kerkojne te riciklojne pushtetin jane aty ne ate bllok dhe jane aty ne ate zyre dhe ne ato zyra dhe do te vazhdojne te jene aty e te implementohen ne rrugen e paligjshmerise per sa kohe do te jete aty Saliu dhe i ashtuquajturi koalicion per integrim qe ne fakt eshte nje bashkim per te vjedhur Shqiperine.
Per kryesocialistin akti i ish-zevendeskryeministrit dhe ish-ministrit te Ekonomise ishte thjesht si nje levizje e detyruar ku ka nderruar vetem emri i individit por dikasteri i Ministrise se Ekonomise mbetet serish nje prone qe duhet ta mbaje LSI. Sipas tij ikja e nje ministri nuk ndryshon asgje sepse ka mbetur sistemi i korruptuar qeverises per sa kohe eshte ne krye te puneve te vendit qeveria e Sali Berishes.
A ka shembull me kuptimplote sesa edhe manovra ku pavaresisht asaj qe njerezit pane e degjuan me syte dhe veshte e tyre pavaresisht largimit te nje aktori ne kete skandal Ministria e Ekonomise trajtohet si nje domen i nje partie e cila eshte futur ne nje bashkim kusaresh e matrapazesh sic rezulton nga faktet dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomise shqiptare - akuzoi koalicionin PD-LSI Edi Rama.
Ai theksoi se Ministria e Ekonomise trajtohet si te ishte nen ne statutin e ndjese paste LSI-se qe i perket kesaj partie dhe qe pa kete kjo parti nuk ekzistoka. Per kete arsye kreu i opozites e cilesoi si nje gje te vertete dhe tmerrshme.
Nga qyteti bregdetar kryetari i Partise Socialiste ftoi te gjithe ata qe sipas tij nuk jane pjese e ketij oborri kusaresh e matrapazesh te gjithe ata qe ndjehen te fyer ndaj faktit se si sillet ky pushtet ndaj popullit te tij te gjithe ata qe ndjejne revolte ndaj menyres se si perdoren zyrat e shtetit shqiptar per te qene ne 21 janar ne demonstraten qe do te zhvillohet pa flamuj e simbole politike e partiake.
Kryesocialisti nenvizoi se kurre qeveria dhe kryeministri nuk mund as teorikisht te ndjekin rrugen qe ndoqen gjate gjithe ketyre diteve pas publikimit te nje fakti me ze e me figure qe e pa gjithe populli ne rast se nuk do te mendonin dhe besonin se do ti vjedhin prape zgjedhjet.
Ky nuk eshte per ne nje rast per te marre pushtetin ky per ne eshte rasti kur te gjithe shqiptaret dhe ata qe nuk jane pjese e kampit tone opozitar te reagojne dhe te protestojne per te ndryshuar rrjedhen e ketyre ngjarjeve dhe per te rivendosur sistemin duke garantuar qe qeveria dhe qeverisja te rifuten ne kontroll. Rifutja e tyre ne kontroll vjen nga vota - theksoi Rama.
Katastrofa
Trajtohet Ministria e Ekonomise si te ishte nen ne statutin e ndjese paste LSI-se qe i perket kesaj partie dhe qe pa kete kjo parti nuk ekzistoka. Kjo eshte e vertete dhe kjo e vertete eshte e tmerrshme.
Gje qe provon qe ketu nuk eshte ceshtje e nje personi qe deri dje ishte zevendeskryeminister dhe sot nuk eshte me pjese e kabinetit qeveritar po ketu eshte ceshtje e nje sistemi te kalbur teresisht qeverises i cili duhet zhbere pasi ky kalbezim rrezikon te coje vendin ne nje katastrofe te plote ekonomike dhe shoqerore - tha Rama.