Gjirokastra e 900-es
Arkitektura italiane ne Qendren Historike Gjirokaster ne fillim te shekullit te kaluar. Ne vitet 20-40 marredheniet e reja ekonomike kryesisht me Italine dhe korrentet kulturore i sjellin Gjirokastres nje fryme te re emancipimi.
Grate heqin percet i zevendesojne me veshje evropiane elegante ndryshojne shijet e jeteses perfshi ketu vendet ku banojne dhe punojne
Pas certifikimit te Gjirokastres Pasuri Boterore e UNSCO-s ne vitin 2005 Qendra e saj Historike terhoqi vemendjen dhe eshte bere objekt studimi per studiues dhe universitare ne evropiane. Ky spekter i ri studimesh po evidenton dhe certifikon vlera te paperceptuara gjate periudhes se komunizmit.
Influenca e arkitektures italiane te 900-es eshte nje aspekt ku ia vlen te ndalesh gjate. Fillimet e saj shenohen ne periudhen e renies se perandorise otomane kur zene fill shkembimet ekonomike dhe kulturore me Perendimin dhe kur Italia perbente piken kryesore te referimit.
Ishte karakteristike per Gjirokastren qe familjet e medha dhe jeta e qytetit ne pergjithesi te orientoheshin shume shpejt kah zhvillimeve te reja
Stili i ri
Vitet 20-40 shenojne zanafillen e lulezimit te tregtise vecanerisht me Italine dhe Greqine fqinje. Limani i Sarandes prone e familjeve gjirokastrite kthehet keto vite ne Portin e dyte te rendesishem ne Shqiperi me volume te medha te shkembimeve tregtare me Italine.
Portin e frekuentonin tregtaret e shumte gjirokastrite qe leviznin ne itinerarin Sarande-Brindizi-Bari per te vazhduar ne te gjithe Italine.
Pa harruar ndertimin e aeroportit dhe funksionimi i linjave te brendshme dhe atyre charter me Italine.
Pikerisht ky zhvillim sjell permiresimin e gjendjes ekonomike te familjes gjirokastrite dhe lindjen e marredhenieve te reja ekonomike me pertejdetin. Te ndodhur ne nje kryqezim rrugesh te rendesishme gjirokastritet arrijne te krijojne me te shpejte nje shtrese te re te kamurish qe do te percaktonte nevojen per investime perfshi fushen e ndertimit dhe te sherbimeve.
Krahas marredhenieve te reja ekonomike po krijoheshin korrente kulturore qe i sillnin Gjirokastres nje fryme te re emancipimi.
Grate heqin percet i zevendesojne me veshje evropiane elegante ndryshojne shijet e jeteses perfshi ketu banesat.
Te dhenat tregojne se disa objekte qe u ndertuan gjate kesaj periudhe pra ne dy dekada u perkasin kryesisht ketyre tregtareve dhe kesaj shtrese qe po krijohej. Madje pronare te ketyre banesave jane persona qe kishin aktivitet tregtar me Italine.
Spikasin banesat tip vile por edhe hotele e komplekset tregtare ne zonen e Pazarit. Sigurisht qe nuk mungojne objektet bankare shkollore administrative disa prej te cilave jane ne funksion edhe sot.
Vilat
Ja nje liste e shkurter e banesave vila koha e ndertimit dhe autoret e projektit
Emin Kokalari - vile e ndertuar ne Palorto me 1931-33 ark. Giovani Buseli
Papavangjeli - vile e ndertuar ne Lagjen Varosh me 1937 Aleks Ceci - banese trikateshe ne lagjen Varosh ish-Radio Tili Mihali - Banese dhe tregtore ne Lagjen Varosh 1937 tregtar Koco Kekezi - banese katerkateshe ne Lagjen Varosh tregtar Taho Alite - banese ne Lagjen Hazmurat tregtar Fidhi - banese trikateshe ne Lagjen Varosh Kallajxhi - Banese dykateshe ne Lagjen Palorto ndertuar me 1930 etj..
Te keto banesa spikasin se jashtmi ballkonet verandat grilat ne dritare kangjellat me hekur te punuar ne ballkone dyert e hekurta etj..
Nga ana strukturore vihet re perdorimi i kolonave dhe trareve prej betoni dhe celiku ndarja e kateve me soletat me beton dhe tulla te vendosura gjysmehark ne shina celiku. Ne ambientet e brendshme kemi perdorimin e pllakave te mermerit ne shkalle si dhe pllakave dekorative.
atite me tjegulla perbejne nje tjeter element karakteristik ne pjesen me te madhe te ndertimeve te kesaj periudhe. Vihet re perdorimi i teknologjive te reja te ndertimit te cilat sjellin tipologji te reja arkitekturore ne Gjirokaster. Ky ballafaqim eshte ceshtje qe meriton vemendje te posacme sepse besojme ngjalla mjaft diskutime
Modernizmi i Pazarit
Duke braktisur Hanet tregtaret me shije perendimore filluan kesaj periudhe ndertimin e disa hoteleve ne stilin arkitektonik dhe funksional italian. Te ketij stili permendim Hotel Royal ose Hotel Reale Sopoti i sotem si dhe Hotel Savoia Kashau i sotem.
Hotel Royal prone e familjes Hajderaj eshte ndertuar ne disa faza dhe per disa vite rresht. Forma perfundimtare me pak ndryshime ne ambientet e brendshme eshte ajo qe kemi edhe sot. Ky objekt perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne Qendren Historike te Gjirokastres. Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje bar-restorant modern per kohen.
Per klasen e ketij hoteli sipas te dhenave historike eshte tregues edhe statusi i personave qe kane bujtur dhe fjetur aty Mbreti Viktor Emanueli III princeshat e familjes mbreterore shqiptare politikane diplomate protagoniste te kohes ushtarake te larte tregtare.
Akoma sot ka te ruajtura te ky objekt elemente karakteristike te arkitektures italiane te stilit umbertino si ballkonet kangjellat elementet dekorative te kornizat e dritareve kendet e punuara etj..
Emrat e dy hoteleve Royal dhe Savoia i ndeshim edhe ne guiden turistike italiane Albania 1940 botim i TCI - Turing Club Italia.
Tregtoret
Zhvillimet e vrullshme te kembimeve tregtare i sollen Gjirokastres domosdoshmerine per investime ne qendra apo njesi tregtare. Nje nga me te spikaturat dhe qe sot eshte lene ne mjerim eshte Kompleksi Tregtar i Zigait ne Pazar prone e zotit Aristidh Zigai.
Ky objekt i datuar si ndertim ne 1937 prezanton nje model unikal funksionaliteti dhe elegance arkitektonike. Ketu ndeshim perdorimin e betonit ne kolona trare dhe soleta si dhe hekurin dekorativ ne kangjellat dhe shkallet e shumta qe ka objekti.
Ne pjesen e poshtme ne ambientet qe kane sherbyer si magazina ndeshim perdorimin si element sigurie te tarabave metalike.
Nuk eshte e lehte te dallosh nje modernitet ndertimor qe ndonese nuk u ngjason ndertimeve te periudhes otomane perfaqeson sot nje vlere qe duhet te perterihet dhe te behet funksionale.
Ne historine e arkitektures shqiptare ky ndertim duhet te perbeje objekt studimi si shembull i nje qendre tregtare te fillim shekullit te kaluar.
Nje ndertim tjeter i po kesaj periudhe ishte Tregtorja dhe banesa e tregtarit Th. Lito te Sheshi i ercizit. Sot ajo nuk ekziston pasi eshte prishur me ndertimin e Hotel ajupit. Objekti ishte i nje arkitekture tipike italiane ne te gjitha elementet. Kati i pare sherbente si ambient tregtar ndersa katet e siperme si banesa.
Tregtorja dhe banesa e Tili Mihalit ne Lagjen Varosh ndertuar ne vitin 1937 ka funksionuar si dyqan ne katin e pare dhe banese ne dy katet e tjera. Karakteristike jane ballkoni me kangjella hekuri dekorativ dritaret me grila dhe veranda ne pjesen e siperme.
Bankat
Per here te pare Gjirokastra njeh aktivitetin bankar ne vitet 30 me ndertimin dhe venien ne funksion te dy bankave Banca Nazionale dAlbania dhe Banco di Napoli. Ndertesa e te pares ka qene pas Bankes se Kursimeve Banka Raiffaisen sot te ish-kinemaja e vjeter ndersa e dyta eshte te hyrja e Pazarit godina e ish-Pasticeri Tirana.
Te dy keto objekte kane elemente te panjohura per ndertimet e qytetit. Te Banco di Napoli kemi prezence te ballkoneve me kangjella dekorative por nuk mungojne hekurat ne dritare ne forme kangjellash grilat e renda dhe tarabat si elemente sigurie.
Ne ambientet e brendshme organizimi eshte bere ne funksion te aktivitetit ku te binte ne sy aredimi me elemente te reja per objektet e Gjirokastres dollape dhe tavolina te renda me dru arre karrige dhe kolltuke me veshje lekure. Gjithashtu ndeshim perdorimin e pllakave dekorative ne shtrimin e dyshemeve.
Te gjithe keto elemente do te beheshin me vone dicka normale per ndertesat ne Gjirokaster.
Shkollat
Liceu i Gjirokastres perfaqeson objektin kryesor arsimor ne Qendren Historike i ndertuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore me te avancuara te kohes. Objekti perfundoi se ndertuari ne vitin 1942 ne formen qe e kemi edhe sot. Godina e re u ngrit mbi objektin e ish-Liceut francez te vitit 1928 i shkaterruar nga lufta.
Ne godinen e gjimnazit kemi te aplikuar shume elemente arkitektonike strukturore funksionale hidraulike te cilat i japin objektit vlera unikale por edhe harmonizim ne kontekstin e qytetit. Ne kete objekt eshte aplikuar stili piacentinian ndersa nga ana strukturore pervec mureve masive kolonave trareve dhe soletave te betonit karakteristike ngelet veshja e dyshemeve te korridoreve dhe klasave me pllaka graniti si dhe e shkalleve me mermer.
Element i rendesishem jane edhe volumet kubaturat e klasave. Ne anen e pasme te Liceut Gjimnazit ndodhen disa objekte ne forme kapanonesh ku nje prej tyre aktualisht perdoret si palester.
Ne keto ambiente ka funksionuar shkolla teknike italiane filiali i Institutit Montani. Sistemi i ndertimit eshte sipas teknikave te reja per kapanonet industriale vitet 1930-40 te panjohura per qytetin e Gjirokastres. Mbulesat jane realizuar me kapriata celiku tiranta dhe llamarine e valezuar e mbeshtetur ne shtresa druri.
Nje element i papermendur me lart por shume karakteristik per ndertimet e kesaj periudhe eshte catia me tjegulla te kuqe dhe tarraca e betonit me parapet.
Kjo veper unikale me e bukura e realizuar ne gjithe Shqiperine si objekt shkollor projektuar nga arkitekte italiane u ndertua prej mjeshterve me te mire te shoqerise gjirokastrite Selfo.
Administrata
Jane dy objekte administrative qe vlen te permenden. Ish-Prefektura dhe ish-Bashkia. Objekti i pare nuk ekziston me pasi eshte djegur. Ne baze te fotografive te kohes ai ndodhej te kodra ku sot eshte lokal Fantazia. Ndertimi ka qene ne stilin neoklasik. Objekti i ish-Bashkise ndodhej aty ku sot kemi pjesen kufizuese te ish-Hotel ajupit me hyrjen e rruges qe te con ne Bashki.
Te tjera
Ne vitet tridhjete ne Qendren Historike te Gjirokastres ndertohet godina e ish-Kishes Katolike te kodra poshte obeliskut. Sot ky objekt nuk eshte pasi eshte prishur ne vitet 80 per te ndertuar kompleksin kulturor. Ne baze te fotografive ky objekt edhe pse i perkiste nje stili te vecante arkitektonik ka qene i harmonizuar me kontekstin e qytetit duke dominuar Qendren Historike.
Objekte te tjera te projektuara dhe ndertuara nga specialistet italiane te kesaj periudhe jane edhe Godina e Centralit Elektrik SESA Godina e Aeroportit te Gjirokastres ish-Mulliri etj.
Periudha ne fjale perben nje nga shtresezimet me te rendesishme te Muzeut Arkitekturor qe perfaqeson Qendra Historike e Gjirokastres. Ashtu si elementet e tjera te kesaj stratigrafie periudha bizantine otomane periudha qe u ndalem ne kete veshtrim dhe ajo gjate viteve te regjimit komunist te gjitha se bashku duke u studiuar dhe evidentuar sjellin reflektime mbi te tashmen dhe te ardhmen e Qendres Historike.
Gjirokastra perben nje mozaik shumengjyresh ne historikun e arkitektures ku secila periudhe ka gjurmet dhe vlerat e saj te cilat duhet te studiohen vleresohen dhe restaurohen duke ruajtur origjinalitetin per ta bere keshtu Qendren Historike nje muze te hapur te arkitektures.
Kete proces ne deshirojme ta nxisim pasi ne fushen e trashegimise diskutimet mbi te shkuaren jane po aq te rendesishme sa diskutimet per te ardhmen.
Specialist i Monumenteve te Kultures
Pedagog ne Universitetin Eqrem abej Gjirokaster