E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ja kushtet për hyrjen në Parlament

“Legjitimiteti politik dhe moral i këtyre zgjedhjeve qe plotësisht i cunguar. Partia Socialiste e kushtëzon praninë e saj në kuvendin e dalë prej zgjedhjeve me plotësimin e disa kushteve”, tha Rama nga selia rozë.

Sipas tij, PS kërkon transparencë të plotë për zgjedhjet e 28 qershorit, duke theksuar kështu krijimin e një ligji të përshtatshëm. Gjithashtu, PS kërkon krijimin e një komisioni hetimor me praninë e OSBE-ODIHR të përbërë me shumicë nga deputetët opozitarë. 

“Kërkojmë identifikimin e përgjegjësive të të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë që kanë dhënë leje për personat e dënuar”, tha më tej Rama.  Ai shtoi se “synojnë kthimin në vendet e punës të të gjithë punonjësve në administratën publike dhe vendore, për shkak se kanë kontribuar në zgjedhjet e Partisë Socialiste”.

Një tjetër kusht, sipas kreut socialist në detyrë, ka të bëjë me identifikimin  e përgjegjësive të të gjithë drejtuesve të administratës publike që kanë përdorur postet e tyre në shërbim të Partisë Demokratike. Rama ka kërkuar edhe balancimin e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT) dhe Televizionit Publik Shqiptar (TVSH).

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›