E Diel, 1 Nëntor 2026

Abas thirrje vendeve arabe për unifikim përballë Izraelit

Deklarata e Abasit erdhi gjatë takimit të sotëm me mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, në kuadër të turneut në vendet arabe. “Vendimi i Izraelit për të ndërtuar me qindra banesa në kolonitë e Cisjordanisë së pushtuar  përbën një sfidë ndaj arabëve dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar", deklaroi për AFP-në zëdhënësi i Abasit, Nabil Abou Roudeina.
     
Izraeli konfirmoi dje qëllimin e tij për të ndërtuar disa qindra banesa në blloqet e mëdha të ngulimeve në Cisjordaninë e pushtuar, megjithë ortekun e kritikave që ka ngjallur ky projekt në botë.   
     
"Ky vendim minon përpjekjet e presidentit Barak Obama në favor të paqes në Lindjen e Mesme, veçanërisht kur emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Mitçell do të vijë pas disa ditësh në rajon në përpjekje për të ngushtuar hendekun." mes dy palëve, shtoi ai. 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›