E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jo bojkot me kurriz nga Parlamenti, por qëndresë, me sytë nga Parlamenti

Tiranë, 4 Shtator NOA Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sonte për një bojkotim të pjesshëm të Parlamentit të ri që pritet të hapet më 7 shtator, kurse pohoi se një vendim i prerë do të merret të shtunën nga Grupi parlamentar i PS.

Rama doli para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë, ku tha se patëm një debat lidhur me fillimin e sesionit të parë të parë të legjislaturës dhe lidhur me përcaktimin e qëndrimit të PS, të Grupit të saj Parlamentar, për një një Parlament të cilin rezoluta e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS e konsideron me legjitimitet thellësisht të cenuar.

Qysh prej këtij përcaktimi, është e qartë që marrëdhëniet me Parlamentin nuk mund të jenë marrëdhënie të pa kushtëzuara, pra Partia Socialiste, Grupi i saj Parlamentar nuk mund të jenë pjesë e jetës parlamentare njësoj si do të ndodhte në rast se ky Parlament do të ishte shprehje e vullnetit sovran të popullit dhe jo e deformimit të këtij vullneti përmes një farse zgjedhore, si ajo që sapo ka mbaruar, por që ende vazhdon në kurriz të njerëzve që përndiqen në kuptimin e plotë të fjalës për shkak se kanë marrë pjesë në fushatën e PS, për shkak se janë angazhuar me opozitën dhe largohen nga vendet e punës ditë për ditë, - theksoi Rama.

Në vijim ai sqaroi se Grupi Parlamentar i PS nesër do të vendosë, sepse është ai grup që ka fjalën e fundit, por sot Kryesia vendosi që ti përcjellë grupit propozimin për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, pra PS do të jetë pjesë e këtij Parlamenti pasi shumica e tij me një mandat politikisht jo legjitim, të konsideroj dhe të plotësoj kushtet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me gjithë kuadrin e demokracisë dhe të garës demokratike në vendin tonë.

Kreu i PS paralajmëroi se ne nuk mund të pajtohemi më me zgjedhje pak më të mira se të tjerat, por plot me probleme. Domethënë, i sëmuri është pak më mirë, por vazhdon të jetë i sëmurë, sepse morëm përsipër nisma shumë të mëdha, morëm përsipër kosto politike të caktuara, duke u bërë pjesë e një sërë reformash që i dhanë vendit anëtarësimin në NATO dhe e futën vendin në një rrugë të re.

Këtë nuk e bëmë, - vijoi Rama, - për tu gjendur në qorrsokakun e vjetër të zgjedhjeve që i bëjnë qytetarët dhe pastaj i vendos pushteti i bërë njësh me shtetin, në sajë të një makinerie elektorale të kthyer tërësisht në një makineri të njehsuar me të gjithë fuqinë abuzive të shtetit.

e.l/NOA - Lexoni çfarë tha Blushi: Blushi: Kryesia vendosi me këmbënguljen e Ramës, bojkot pa afat të Kuvendit

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›