Rama: Ka hapësirë për përmirësim të sistemit zgjedhor

Në kuadër të takimeve që zyrtarët amerikanë zhvillojnë me udhëheqës nga vende të ndryshme, sot Rama takohet me zv/ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Philip Reeker.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe Uashingtoni ka qenë vazhdimisht i angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë të realizojë reformat e duhura për integrimet Euro-Atlantike. Zëri i Amerikës i mori këtë intervistë z.Rama.
Zoti Rama, në kuadër të reformave që Shqipëria duhet të kryejë për të arritur synimin e saj madhor, integrimin në Bashkimin Evropian siç thatë edhe ju, duhet pjesëmarrja e të gjithë shoqërisë por kryesisht e dy forcave politike dhe angazhimi i tyre. Partitë e mëdha, pra PD-ja dhe PS-ja fajësojnë njëra tjetrën për ngecjen dhe bllokimin e procesit. A mendoni ju se Shqipëria do të jetë në gjendje që në fund të vitit të marrë statusin e kandidatit?
Rama: Unë besoj se pavarësisht se çfarë thonë palët, është shumë e qartë që integrimi në Bashkimin Evropian është një proces i cili zhvillohet mbi bazën e rekomandimeve të vetë Komisionit Evropian. Dhe rekomandimet e Komisionit Evropian janë të qarta.
Opozita shqiptare e ka marrë përsipër të gjithë pjesën e vetë, ndërkohë që i takon qeverisë të marri përsipër pjesën e saj, e nëse në atë pjesë që ne e kemi marrë përsipër gjërat duken se po shkojnë më së miri pasi kemi krijuar kushtet për një konsensus të rëndësishëm në sallën e kuvendit, në pjesën që i takon cilësisë së qeverisjes që lidhet me luftën kundër krimit dhge korrupsionit, performancën e sistemit gjyqësor e kështu me radhë, duket se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.
Pra le të jemi të qartë, është e lehtë të fajësojmë njëri tjetrin, është e lehtë që në gjykimin e palëve të mbetemi te përcaktimi se të gjithë janë njësoj, por jo vetëm të gjithë nuk janë njësoj, por nuk kanë të gjithë njësoj të njejtën përgjegjësi. Është absolutisht e qartë që përgjegjësia kryesore për mbarëvajtjen e punëve në një vend është përgjegjësia e qeverisë dhe barra kryesore për të shkuar drejt marrjes së statusi është përsëri e qeverisë. Ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që Shqipëria të mos e humbasë për të tretën herë mundësinë për të marrë statusin e kandidatit.
Reforma zgjedhore duhej përfunduar në fund të shkurtit, por mandati është shtyrë tani për në fund të prillit. Ku i shikoni ju problemet më të mëdha, që dy forcat kryesore nuk po bien dakord për përfundimin e kësaj reforme?
Në tryezën e reformës zgjedhore ne kemi vendosur pikat ku mendojmë se duhet të fokusohen palët në funksion të asaj ç'ka ka konstatuar dhe pastaj rekomanduar misioni i OSBE/ODIHRit. Dhe në rast se në çështje si ato që lidhen me përmirësimin e sistemin zgjedhor mund të kemi mungesë dakordësie, bazuar në vullnetin politik të secilës palë, në çështje që lidhen me përcaktimin e rregullave të lojës dhe me adresimin e atyre problemeve që kanë shkaktuar gjithë ato situata, tërësisht të papëlqyeshme me zgjedhjet në Shqipëri, dhe kanë cënuar integritetin e tyre, është e domosdoshme që palët të gjejnë dakordësi, në rast se secila palë do vërtet zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush në këtë përpjekje i bie ndesh parimit të dakordësisë sigurisht që më pas është plotësisht i dyshueshëm për mungesë vullneti për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për sa i përket çështjes së 21 Janarit – një ngjarje që tronditi shoqërinë shqiptare - dhe më konkretisht lidhur me organizimin e protestës, Ambasadori amerikan në Shqipëri, në një intervistë të para disa ditëve, theksoi se ka mospërputhje të konsiderueshme midis mënyrës së konceptimit të ngjarjes nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe interpretimit të saj nga Partia Socialiste. Si do t’i përgjigjeshit ju këtij komenti të Ambasadorit, a ndjeni ju përgjegjësi për rrjedhën e ngjarjeve të 21 janarit?
span style=""font-style:" italic;"="">Hetimet për përdorimin e forcës, më 21 Janar, janë në vazhdim dhe ndoshta është shpejt të thuhet se çfarë pasojash do të ketë dhe nëse do të ndëshkohet njeri apo jo. Pyetja më konkretisht ishte: A kishte synim Partia Socialiste atë ditë të organizonte një protestë të dhunshme dhe të provokonte forcat e rendit? Ky ishte edhe thelbi i komentit të Ambasadorit amerikan.
Absolutisht jo. Për më tepër, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se të gjthë ata që janë hetuar për një dyshim të tillë janë hetuar nga policia e shtetit, e cila ka arritur në përfundimin se nuk ka pasur asnjë provë të vetme që të mund të vërtetojë hipotezën se pas shprehjes së dhunshme të protestës ka qëndruar një plan i Partisë Socialiste apo PS si e tërë. Dhe më lejoni të shtoj këtu se, për të marrë dëshmi që do të mund të çonin në këtë drejtim, njerëzit e ndaluar janë rrahur barbarisht në komisariatet e policisë, dhe kjo është e provuar edhe nga raporti i Komitetit të Helsinkit ashtu sikundër edhe nga vetë avokati i popullit.
Zakonisht, në gazetari, kur pyetet për një emër konkret dhe nuk ka as mohim e as pohim, më tepër përgjigja anon drej pohimit. Pra, ju nuk e përjashtoni mundësinë që Partia Socialiste të mund ta mbështesë këtë kandidaturë.
E përsëris që ne duam që Shqipëria të ketë një President të pranuar dhe të votuar nga të gjitha palët. Ky është vizioni ynë dhe ky është qëllimi ynë. Se sa kjo është e realizueshme duhet të pyesni edhe palën tjetër, pasi ne mund të flasim vetëm në emër të njërës palë. /Start/
2012-03-20 08:59