Rama: Kam respekt për Altin Dumanin, PS i dha shpatën e ndëshkimit. Ahmetaj shpif për verën e shtrenjtë

Teksa ka vijuar komunikimin online me qytetarët në rubrikën ‘Sy m sy’ si cdo të enjte, kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te SPAK, por jo për ta kritikuar
“Altin Dumani për të cilin kam shumë respekt dhe u kam shprehur publikisht solidaritetin përballë të gjithë qenërisë që sot u turret për ta vënë nën presion ka qenë aty por nuk ka pasur këtë fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë, dhe e përdorte për hesapet e pushtetit të vet. Shpatën e ndëshkimit e mbante pushteti ekzekutiv.”, tha Rama
Kreu i qeverisë u shpreh se ishte pikërisht Partia Socialiste ajo që mundësoi këtë realitet të ri të drejtësisë, duke sjell në kujtesë ngjarjen e rënd të 21-Janarit.
“Imagjino sikur të ndodhte sot të mblidhej këtu poshtë dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhri për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë në mish njerëzit dhe të vdisnin, 4 vetë totalisht të pafajshëm, totalisht të parrezikshëm dhe prokurori. Imagjinoni SPAK sot të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin re administrimit të protestës dhe unë të jepja urdhër drejtorit të policisë që t’i thoshte SPAK, ec nuk arrestohet askush.”
Rama nuk la pa komentuar edhe koalicionin opozitar të Berishës
Kujtim Gjuzi është ekselent, është më i miri nga ata. Është më simpatiku, më europiani nga ata”
Akuzave të ish-numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetajt për konsumimin e një shisheje vere me vlerë 33 mijë euro, Rama i përgjgijet shkurt
“Shpifja në librat e shenjtë është e ndaluar. Do thuash e ke dëgjuar por kjo nuk do të thotë asgjë. Ke provë? “, tha Kryeministri në përgjigjen e tij pë komentuesin.
E vetmja frocë politike që duhet votuar më 11 maji dhe që do të bëj të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian, beson Rama, është Partia Socialiste.