E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Kandidatet e Saliut fotokopja e tij

Partia Socialiste hap fushaten ne Korce Niko Peleshi njeriu i fitores

Lideri i opozites Edi Rama ka celur zyrtarisht fushaten ne qytetin e Korces ku jane prezantuar kandidatet socialiste per kryetare te bashkive dhe komunave. Rama eshte shoqeruar nga deputetet socialiste te Korces mes te cileve Ben Blushi Pandeli Majko Mimi Kodheli Olta Xhacka Arben Ahmetaj dhe Petro Koci. Jam krenar per Partine Socialiste sot dhe per opoziten. Ky takim tregon se Korca dhe e gjithe Shqiperia me ne ka nje force dhe energji per te cuar perpara nje Shqiperi ne te vetmen rruge te qytetarise ne rrugen e nje te ardhmeje per cdo shqiptar qe do te jete i lire ne vendin e tij pavaresisht bindjeve politike apo ngjyres se pushtetit per demokracine dhe shpresen e cdo qytetari. Shpreh revolten ndaj atyre qe erdhen ne Korce naten si kusare prishen bulevardin e ri dhe vodhen pemet e iken duke lene pas shkaterrimin qe Korca te mos kishte kenaqesine e perfundimit te projektit te ketij bulevardi. I kam thene Niko Peleshit. PD e ka humbur Korcen per shkak te Saliut. Ti do te fitosh per shkak te Korces. shte rruga e PS-se qe do te nxjerre Shqiperine nga kriza ku e ka zhytur Saliu. Sot bulevardi qe po nderton Niko Peleshi eshte i bllokuar dhe rivali kukulla e Saliut ne Korce ne vend te tij ofron vetem kafe. shte e habitshme sa pak e njohin e duan dhe e kuptojne Korcen. Por nuk eshte e habitshme qe Korca me 8 maj do tju pergjigjet me fitoren per Niko Peleshin. Ai e meriton konfirmimin e votebesimit te dhene kater vjet me pare pavaresisht veshtiresive te vendosura nga Saliu ka thene Rama duke u shprehur i sigurt per fitoren e kandidatit socialist. Keto zgjedhje jane me shume sesa fitorja e Niko Peleshit. Jane fitorja kunder varferise se thelle ku eshte zhytur vendi. E di dhe vete Saliu se kjo eshte ceshtje e pergjegjesise se pushtetit te sotem. Ne jemi ne kete beteje per te ndalur kete renie te tmerrshme ekonomike dhe kjo do te rrezohet me voten e 8 majit. Kurre me me presione psikologjike ndaj nepunesve te shtetit kurre me me perfitime te paligjshme kurre me me marrje te pushtetit me akte antikushtetuese kurre me me presione ndaj medias me para te pista. Jemi bashke se duam te bashkojme voten kunder dhunes kunder kusarise dhe vrasjes me pushken e shtetit. 8 maji eshte dita e qytetarit. E mesuesve e mjekeve e vetmja rruge per te ecur pa pasur friken se ju heqin nga puna e vetmja rruge per tu cliruar nga pesha e nje pushteti te tmerrshem dhe te korruptuar. Kjo eshte rruga jone deklaroi Rama dje nga Korca. Lideri i opozites ka shtuar me pas se edhe vete kandidatet qe ka paraqitur Saliu jane humbes pasi jane shembelltyre e tij. Problemi i kandidateve te Saliut eshte se jane te gjithe si Saliu dhe me keq se Saliu. Sot Shqiperia ka domosdoshmeri te largoje Saliun Shqiperia duhet te tejkaloje Saliun dhe salillekun me programin tone te zhvillimit. Ne do te nxjerrim vendin nga kriza duke i hapur lufte kusareve theksoi Rama. Ne takimin hapes te fushates kane folur edhe deputetet e Korces Ben Blushi dhe Pandeli Majko. Blushi ka thene se ne Korce kjo eshte nje gare pa kundershtare duke shprehur bindjen per fitoren e thelle te se majtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›