Rama: Kemi fakte të reja për Priftin, Vokshin dhe një tjetër zyrtar të lartë

Tiranë, 20 gusht, NOA Update, NOA Partia Socialiste do të vazhdojë të sjelle fakte të reja për abuzimet e zyrtarëve të lartë. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kryetari i PS-së, Edi Rama iu referua në mënyrë specifike deklaratave që janë bërë për ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti dhe deputeten e PD-së, Albana Vokshi.
Rama u shpreh se për ministrin e përmendur se ka bërë pasuri brenda një viti do të paraqiten prova të reja shumë shpejt, që sipas tij faktojnë afera korruptive.
Ndërsa në lidhje me pasurinë e deputetes së PD-së, Albana Vokshi, Rama u shpreh se ajo është pjesë e oktapodit të korrupsionit që sferat e larta të qeverisë.
Ai u shpreh se do të mblidhen të gjitha shifrat për të parë sesa u kushton shqiptarëve dukuria e korrupsionit dhe cila është fatura e saj.
Ndërsa duke folur për aferat e dyshuara korruptive, Rama u shpreh se shumë shpejt, sapo të verifikohen provat opozita do të paraqese fakte dhe për një zyrtar tjetër të lartë të mazhorancës, i cili tha se ka abuzuar me korrupsionin.
Kreu i PS-së theksoi se gjatë gjithë viteve të qeverisjes së PD-së edhe ata që janë dënuar për korrupsion janë liruar. Ai tha se vetëm kryetari i komunës së Golemit është dënuar deri më sot, të tjerët sipas tij, janë lënë të lirë.
a.k/NOA