Akuza e kundërakuza për korrupsion në Shqipëri

Tiranë, 20 gusht - Deputetja e PD-së, Rajmonda Bulku, deklaroi sot se kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama po kërkon të betonojë zonën e vetme të gjelbër në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Ndërkohë, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se PD-ja po kryen fushatë shpifjesh, pasi kanë zili nga puna e bërë nga Bashkia.
Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesja e demokratëve, Bulku theksoi se "për përfitime marramendëse personale, që kanë kaluar dhe po kalojnë në xhepin e Edvin Ramës, ai ka përfshirë për të betonuar një sipërfaqe prej 130 mijë metra katrorë në zonën më të bukur" të kryeqytetit.
Sipas saj, intensiteti i ndërtimeve që Rama ka parashikuar ndër më të lartat e imagjinueshme, është mostra e fundit prej betoni, që mister 20 përqindëshi ka ideuar".
Si deputete e Tiranës, Rajmonda Bulku i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të gjejë mënyrat për të ndaluar këtë masakër urbane në kryeqytetin e vendit.
Deklaratat e Bulkut vijojnë ato të një ditë më parë të deputetit të PD-së, Florion Mima. Ai deklaroi një ditë më parë se Bashkia e Tiranës do të betonojë rreth 130 mijë metra katrorë sipërfaqe në afërsi të Liqenit Artificial, ku e drejta për një ndërtim të tillë u është dhënë njerëzve të afërt të kryebashkiakut Edi Rama.
Në anën tjetër, kryetari i PS-së, Rama deklaroi se lufta ndaj korrupsionit është një farsë dhe se kriza në qeverisje është gjenerator i rrënimit të ekonomisë shqiptare. Në një bashkëbisedim të përjavshëm me gazetarët, Rama përmendi raste konkrete të personave të cilët janë arrestuar për korrupsion, por që më pas janë liruar dhe pasuria e tyre ka mbetur e pa prekur. Ai përmendi rastin e pasurimit të ministrit Prifti me 1.8 milionë euro në vit dhe përfshirja e deputetes demokrate Albana Vokshi në koncesionin e pasurive të nëntokës, si “prova të shfaqjes së korrupsionit në qeveri”.
“Ky pushtet nuk lufton dot korrupsionin pasi pushteti është vetë pjesë e korrupsionit- nënvizoi Rama.