Rama: Koalicioni yne do fitoje ne zgjedhje

“Ne synojme nje koalicion vlerash dhe bashkimi qytetaresh. Ne kete drejtim kam synuar dhe kam pare me keqardhje qe njerez te caktuar, te mesuar me nje menyre te vjeter e te qenit me partine, nuk e kane pranuar kete metode. Politika eshte nje mjet qe duhet t’iu sherbeje njerezve”, ka deklaruar Rama.
Kreu i PS ka shprehur bindjen e tij se ne zgjedhjet e ardhshme partia dhe koalicioni i tij do te dalin fitues.
“E djathta do te mundet dhe ne 28 qershor do te fitoje PS dhe koalicioni i saj. Do te fitoje ndryshimi, qe do te thote nje qasje e re ndaj ketij vendi”, ka pohuar Rama.
Lideri i opozites ka theksuar se partia e drejtuar prej tij shkon pertej te qenit e majte, apo e djahte dhe do t’i jape fund ndasive te shqiptareve, qe sipas tij i ka krijuar politika e vjeter.
“PS eshte pertej se majtes dhe se djathtes dhe une besoj tek nje bashkim i ri per t’iu dhene fund ndasive dhe hasmerive qe kane ekzistuar ne politike, qe kane ndare shqiptaret dhe kane bere nje qeverisje te shemtuar”, ka shtuar Rama.