Berisha inaguron hapjen e panairit të prodhimeve turke
Kryeministri Berisha mori pjesë dhe inaguroi sot në Pallatin e Kongreseve hapjen e panairit të 4-t të prodhimeve turke në Shqipëri. Berisha vlerësoi Turqinë si një ndër partnerët më strategjik e të rëndësishëm në ekonomi.
TIRANE- Kryeministri Berisha mori pjesë dhe inaguroi sot në Pallatin e Kongreseve hapjen e panairit të 4-t të prodhimeve turke në Shqipëri. Pasi vizitoi firmat turke të reklamuara në panair, Berisha vlerësoi Turqinë si një ndër partnerët më strategjik e të rëndësishëm në ekonomi dhe në fusha të tjera, si ajo ushtarake e politike.
Sot, tha kreu i qeverisë dy vendet zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe kjo do të jetë një shtysë e madhe për të dyfishuar investimet turke në Shqipëri.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit ishin dhe kreu i dhomës turke të tregtisë si dhe ambasadori turk në Tiranë. Në fund të ceremonisë u nënshkrua dhe marrëveshja e bashkëpunimit mes dhomës së tregtisë së Stambollit e dhomës së tregtisë së Tiranës. (e.n/news24/balkanweb)