E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Kolegji e beri te bardhen te zeze fjala e fundit seshte thene

Kolegji zgjedhor e mbylli perseri deren e drejtesise por fjala e fundit ne kete beteje nuk eshte thene ende tha lideri socialist Edi Rama gjate konferences se sotme per shtyp.
Ne daljen e pare para mediave qe prej vendimit te mbremshem te Kolegjit Zgjedhor i cili rrezoi ankimimin e Partise Socialiste ne lidhje me KQZ Rama tha se Kolegji Zgjedhor ka bere te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe duke sfiduar ligjin.

Gjykatesit zgjodhen te bejne padrejtesine e radhes. Shumekush pret qe une te akuzoj me te drejten e Zotit por mua me vjen te them per ta vetem Fali Zot se nuk e dine se cbejne u shpreh Rama.

Duke theksuar se PS do ti drejtohet perseri Kolegjit Zgjedhor Rama tha se vendimi i nje nate me pare nuk eshte gje tjeter vecse kembana e alarmit per humneren ku vendi mund te rreshqase.

Gjithashtu kryesocialisti theksoi si mundesi per te hedhur drite mbi ceshtjen ne fjale ekspertizen nderkombetare. Shqiperia nuk duhet te humbase kete mundesi dhe vete BE nuk mund ta lejoje humbjen e kesaj mundesie per te kuptuar deri ne fund te verteten. Humbesit nuk mund te behen fitimtare dhe fitimtaret nuk mund te humbasin. Fitoren tone e pane te gjithe ajo shkelqen cdo dite e me shume. Ata qe duan ta grabisin nxjerrin ne drite problemet e ketij vendi qe eshte ne duart e Saliut perfundoi Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›