Zjarr në konviktin e vajzave të Medresesë në Shkodër, shpëtojnë studentet
Konvikti i vajzave është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Fatmirësisht, studentet që gjendeshin në konvikt kanë mundur që të dalin andej dhe të shpëtojnë.
Burime pranë policisë bënë me dije se shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një rrufe.
Konvikti i Medresesë së vajzave është shkatërruar në pjesën më të madhe si pasojë e zjarrit.