E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Krimi ka fituar mbi shtetin

Partia Socialiste organizoi Tryezën për Rendin dhe Sigurinë Publike, nga ku kreu opozitës Edi Rama, u shpreh se shteti e ka humbur betejën me krimin.

"Në Shqipëri po ndodh sot diçka jashtëzakonisht alarmante. Mjafton të hapësh çdo ditë televizorin e gazetat për të parë e lexuar, se krimi po kthehet me prepotencë të frikshme në një makth shoqëror e individual për qytetarët e Shqipërisë. Vrasjet, shpërthimet me eksploziv, grabitjet me armë në dorë, vjedhjet e pasurisë së qytetarëve, janë kthyer në lajme që faktikisht s’përbëjnë më asnjë lajm", tha Rama.

Rama ka premtuar zero tolerancë për krimin, duke u angazhuar për një Do të sillemi ndryshe pa asnjë dyshim edhe me krimin e me shkaqet e tij. Kjo është një luftë që sot po e fiton krimi, ndërsa nesër do ta fitojë shteti

Edi Rama
qeverisje ndryshe.

"Kjo do të thotë se në radhë të parë do të sillemi ndryshe me Kushtetutën, me institucionet, me opozitën, me qytetarët e me komunitetet. Do të sillemi ndryshe me ligjin e me drejtësinë edhe nëse korrupsioni do të prekë këdoqoftë ndër përfaqësuesit tanë. Do të sillemi ndryshe pa asnjë dyshim edhe me krimin e me shkaqet e tij. Kjo është një luftë që sot po e fiton krimi, ndërsa nesër do ta fitojë shteti. Unë e di si fitohet kjo luftë dhe jam i bindur se ka vetëm një rrugë: Të palëkundur kundër krimit, të palëkundur kundër shkaqeve të krimit", tha Rama.

Ish-drejtuesi i Policise se Shtetit, Pjerin Ndreu, permes grafikeve tregoi kurben e rritjes se kriminalitetit, që sipas tij ka patur një rritje të frikshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›