Gjurmet e Aktit te Pavaresise
Abc News ka bërë një hulumtim për aktin origjinal të Pavaresise. Drejtoria e Arkivit të Shtetit Nevila Nika na hedh dritë mbi disa fakte të reja dhe konkretisht mbi një raport të kryer nga ky institucion në vitin 1967 që bëhet publik për herë të parë për Abc News, gjurmët e kërkimit të çojnë te Lef Nosi thotë Nika. Gjithashtu ajo na lë të kuptojmë se ky dokument i rëndësishëm, mund të gjendet në këtë 100 vjetor.
Marianthi Xhako, regjisorja e mbi 100 filmave kronikalë dhe dokumentarë, pretendon se në vitin 1967 ka filmuar aktin origjinal të Pavarësisë. Xhako rrëfen me emocion për Abc News momentin e xhirimit të aktit si dhe bisedat që ajo ka bërë me nëndrejtoren e Arkivit të aso kohe, Mediha Jasa.
Ne kërkuam sëbashku me zonjën Xhako në arkivin e filmit por arritëm të gjenim filmime të me vonshme të 1987 që është akti i Pavarësisë, por jo ai që pretendon zonja Xhako. Ndërkohë që kërkimet tona i vazhduam edhe në Arkivin qendror të shtetit, ku drejtorja e këtij institucioni Nevila Nika pas rishikimt të regjistrave na bën me dije se emri i Marianthi Xhakos rezulton në vitin 1966, gjë që nuk përjashton faktin se mund ta ketë xhiruar në po atë ditë.
Ndërkohë që zonja Nika prej më shumë se tri vitesh është në kërkim të aktit original të Pavarësisë. Dhe ajo na njeh me disa fakte interesante, ku në bazë të regjistrave dhe fletoreve zyrtare të kremtimit të 25 vjetorit akti original ka ekzistuar.
Ndërsa në festimet e 50 vjetorit në fletoren zyrtare dhe në librin e botuar, shënohet fotokopje,
Por ajo çka është më e rëndësishmja në këtë hulumtim është fakti se në një raport zyrtar të Drejtorisë së Arkivit të Përgjithshem të vitit 1967 që bëhet publik për herë të parë për Abc News gjurmët e kërkimit të çojnë te Lef Nosi. Në këtë raport thuhet se vlen të vlerësohet takimi me Stiliano Nosin
Edhe vetë drejtorja e arkivit na bën me dije se gjurmët e kërkimit aktualisht janë pikërisht në drejtim të Lef Nosit
Gjithçka mbetet për t’u mësuar pas mbarimit të hulumtimeve të drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit, por ajo c’ka është pozitive është fakti se shpresat janë që Akti origjinal i Pavaresisë mund të gjendet në këtë100 vjetor.