Rama: Kritika e Rexhep Qosjes,nuk i mbaj meduart ne xhepa
Nuk është ky vendi ku unë duhet të flas. Megjithatë sot do të flas si i kritikuar prej Rexhep Qosjes dhe do të them diçka që nuk ia kam thënë as vetë profesorit". Kështu e nisi dje fjalën e tij në promovimin e librit të akademikut, shefi i opozitës, Edi Rama. Më tej ai rrëfeu se si gjatë vizitës në një shkollë, ai kishte qëndruar gjatë gjithë kohës me duar në Xhepa. "Nuk e di se në çfarë rrethanash i kisha vënë duart në xhepa dhe kështu kisha dalë edhe në pamjet televizive. Pas disa kohësh lexoj një artikull të Rexhep Qosjes, ku ai thoshte se opozita është me duar në xhepa. Qe një kritikë e filluar me një artikull të hollë, gërvishtës", kujtoi Rama.
Sipas shefit të opozitës, "është fakt se kritikët e mi mendojnë se nuk ndikojnë tek unë, se kritikat nuk më bëjnë përshtypje. Por ju ta dini, se që prej atij artikulli, askush nuk ka mundur të më kapë më në fotografi apo të më xhirojë
me duar në xhepa. Madje nga kjo kritikë, nuk marr asgjë në xhep". Ndërsa fjala e tij u prit me duartrokitje, vetë Qosja qeshi dhe uli kokën. Në vijim të rrëfimit të kësaj ndodhie, shefi i PS-së tha se "influenca e kritikës së tij në raport me mua është plotë". "Do të donim që një influencë të tillë t'a kishte edhe tek të tjerë, por fatkeqësisht kjo nuk ndodh, edhe pse kanë në dorë për fatet e kombit", ironizoi ai kryeministrin. Në fund, sa i takon veprës së fundit të akademikut, Rama theksoi se "gjërat janë bash ashtu si i përshkruan Rexhep Qosja, ai i tregon bukur mirë me gisht".
(e.m/GSH/BalkanWeb)