Negociata me Greqinë, për transferimin e të dënuarve shqiptarë
Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke do të transferohen në Shqipëri.
Kjo çështje është bërë objektiv i negociatave të fundit mes ministrive të Drejtësisë dhe Rendit të dy vendeve, diskutime që filluan gjatë konferencës rajonale të drejtësisë dhe ministrave të brendshëm, e cila u mbajt në Beograd.
Në këtë mënyrë, të dënuarve shqiptarë në Greqi do t’iu jepet mundësia që të kryejnë dënimet e tyre në Shqipëri. Palët kanë rënë dakord për të filluar negociatat me qëllim që të përcaktohet kuadri dhe kushtet me të cilat të burgosurit shqiptarë në burgjet greke do të mund të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet e vendit të tyre.
Kjo iniciativë e ministrisë greke të drejtësisë inkuadrohet në përpjekjen për shkarkimin nga mbipopullimi të burgjeve greke, ku mbahen rreth 8 000 shtetas të huaj, 2 500 e të cilëve janë shqiptarë. Objektivi i parë është që 500 të dënuar shqiptarë për krime të rënda, të transferohen në Shqipëri.
Synimet e Ministrisë greke të Drejtësisë janë që në të ardhmen të ndërmarrë nismat për bisedime edhe me Bullgarinë e Rumaninë, për një numër të konsiderueshëm të shtetasve të këtyre vendeve që mbahen në burgjet greke.
Dihet tashmë se burgjet greke janë të mbipopulluara dhe janë bërë shpesh objekt i kriktikave të insitucioneve ndërkombëtare për mënyrën e trajtimit të të dënuarve.