E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Kryeministër, Meta kryeparlamentar, takohen pas marrjes së detyrave

Pas mbledhjes me grupin parlamentar, kreu i PS dhe Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur në selinë rozë kreun e LSI dhe kryeparlamentarin Ilir Meta. Zoti. Meta ka mbërritur rreth orës 19:30 në selinë rozë, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë po bisedojnë dy aleatët.

Teksa pritet të mësojmë më shumë rreth këtij takimi, vlen të theksohet fakti se ky është takimi i parë mes tyre pas marrjes së detyrave zyrtare, Rama kryeministër dhe Meta kryetar Kuvendi.

Ndërkaq temë debati mendohet të jetë edhe prezantimi i programit të qeverisë në parlament, çështje për të cilën mes mazhorancës dhe opozitës është ndezur një debat i nxehtë , ku kjo e fundit kërkon më shumë kohë në dispozicion për ta shqyrtuar, ndërsa mazhoranca pritet ta sjellë nesër në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›