Rama: Kukësi s’ka socialistë, Shalësi të ruajë Blushin në Elbasan
Kreu i PS ka komanduar një emër të panjohur për degën e Kukësit, duke u dhënë anëtarëve të asamblesë vendore, mesazhin se në Kukës s’ka socialistë të vërtetë. Edi Rama s’ka besim tek askush në parti, prandaj edhe po ndërton strukturën paralele të spiunëve, të cilët do jenë të ngarkuar të përgjojnë deputetët dhe drejtuesit e grupeve të punës. Emri i parë i kësaj strukture është Eduard Shalësi, i cili është vendosur të ruajë natë e ditë Ben Blushin në Elbasan
Socialistët kanë dalë kundër logjikës jo statusore të Edi Ramës. Mbi 300 socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit kundërshtuan publikisht kryetarin e PS Edi Rama për emërimet në këtë degë. Sipas tyre, kryetari i Partisë duhet të zgjidhet sipas parimit një anëtar, një votë, siç është vendosur në kongres. Por Edi Rama ka komanduar një emër të panjohur për degën e Kukësit, duke i dhënë mesazhin anëtarëve të asamblesë vendore, se në Kukës s’ka socialistë të vërtetë. I ngarkuari me punë i PS në qarkut e Kukësit, Arben Malaj deklaroi se “kryesia nuk duhej ta zvarriste votimin”. Mesazhi nëntekst i fjalëve të deputeti të PS Malaj është mungesa e transparencës në vendimmarrjen e PS.
Sigurisht në lojë tashmë ka hyrë paranoja. Edi Rama s’ka besim tek askush në parti, prandaj edhe po ndërton strukturën paralele të spiunëve, të cilët janë të ngarkuar të përgjojnë deputetët dhe drejtuesit e grupeve të punës. Emri i parë i kësaj strukture është Eduard Shalsi, i cili është vendosur të ruajë natë e ditë Ben Blushin në Elbasan. Edi Rama prezantoi dje deputetin socialist Eduart Shalsi si koordinator për qarkun e Elbasanit, pasi Ben Blushi ka të pamundur fizikisht të bëjë një fushate aktive. Në të vërtetë, Shalsi bëhet formalisht tutor i Ben Blushi, i cili ka deklaruar se do të jetë kryesues i listës së deputetëve të qarkut të Elbasanit. Blushi tallej më parë se Rama ishte bërë “Shofer autobusi”, ndërsa sot Edi Rama tallet me Blushin duke i çuar si kontrollor biletash Edi Shalsin. Ky njihet për besnikërinë ndaj Ramës, pasi Ed Shalsi është pothuajse një klon politik i Shefit, si në retorikë ashtu dhe në gjestikulacione. Sigurisht, kjo strategji tutoriale e Ramës ndiqen edhe në qarkun e Korçës, ku kontrollor për Pandeli Majkon është emëruar Erjon Braçe. Por ky i fundit ka refuzuar emërimin larg qytetit të Beratit, e cila e ka zgjedhur disa herë deputet, nga 1996 deri në 2013. Deputeti Erjon Braçe nuk pranuar të jetë kontrollori i Pandeli Majkos në Korçë dhe për këtë arsye kryetari i PS e ka përjashtuar dy herë nga prania gjatë takimeve që ka pasur në Berat. Për kryesues të listës së Beratit, kreu i PS ia ka besuar binomit Fidel Ylli-Erjon Veliaj. Kësisoj edhe në qarqe të tjera priten të këtë një kryesues liste dhe një kontrollor të grupeve të punës sipas modelit të Ed Shalsit në Elbasan dhe Erjon Braçes në Korçë.
Sido që të jetë, Edi Rama me këtë logjikë koordinatorësh sinjalizon një mungesë të theksuar besueshmërie tek bashkëpunëtorët e tij politik. Sistemi i kontrollit të kryqëzuar të listës së deputetëve në PS dhe grupit të punës amplifikon anët më negative të njeriut: shpifjen dhe gënjeshtrën e kontrolluar. Duket e çuditshme që një kryetar opozite ka tetë vite në opozitë dhe 5 muaj përpara zgjedhjeve të ngrejë struktura paralele në PS për të vëzhguar sjelljen në qarqe të kryesve të listës dhe grupeve të punës. Pararoja e humbjes së radhës Edi Ramën do ta çojë në vendimin e ngritjes së kontrollorit të vetvetes sipas parimit “ç’më duhet mua ç’bëj unë”.