Rama: Kush do dialog, jam në dispozicion bashkë me qeverinë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve dhe pedagogëve, duke përsëritur gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për dialog.
Përmes një videoje të publikuar nga protesta, kreu i qeverisë ka komentuar thirrjet e protestuesve për dorëheqje dhe kundër qeverisë, të cilat siç tha ai janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve.
“Tani kush do dialog unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog. Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, tha Rama.
https://www.facebook.com/share/v/1PD1y3r4UA/?mibextid=wwXIfr