Rama: Kush do jetë kryeministri pas fitores e përcakton Kushtetuta
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur një bashkëbisedim me gazetarët pak para nisjes së punimeve në ditëne dytë të Konventës.
Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi punimet e Konventës, zgjedhja e kryeministrit të ardhshëm nëse PS fiton zgjedhjet, 3 ligjet, programi i PS.
Konventa
Sot është dita e dytë e konventës zgjedhore që i kushtohet e gjitha programit, programit më të detajuar që një forcë politike ka pasur këto 20 vjet të ballafaqimit zgjedhor. Është një kontratë qeverisëse me popullin shqiptar dhe sot i ftoj të gjithë ta ndjekin shpalosjen e sintezës së programit dhe ndërkohë padyshim në ditët në vijim për të vënë në dispozicion qytetarit librin e programin. Pala tjetër nuk ka program, i rikthehet gjithnjë vetvetes dhe bën kate shtese pa leje me pjesët e kopjuara prej nesh, ndërsa ne e kemi të qartë se çdo bëjmë në 4 vitet në vazhdim.
A janë përfshirë në program sugjerime nga shoqëria civile etj?
Programet nuk janë si ato nga një grup njerëzisht që pas ditës elektorale hidhet në kosh. Jo, programi është shkruar me grupe njerëzisht të komunitetit, organizatave civile, mësues, sipërmarrës, mjekë, është një program që ka autorësinë e shumë njerëzve dhe është pronë e publikut. Ne e kemi ndërtuar si të tillë dhe si të tillë besoj se do ta kemi më të lehtë ta shfrytëzojmë.
Deklarata nga kampi i LSI, aleat juaji për Metën kryeministër. Sot në një dalje të tij televizive dhe z.Meta nuk i mohoi
Të jeni të sigurt se asnjë lloj diversioni mbi fjalime apo fjali të thëna mes entuziazmit të fushatës elektorale nuk funksionon, Alenaca është kompakte, PS është në sintoni dhe sinkronizim me LSI dhe aleatët e tjerë dhe mos kini merakun më të vogël se kush do jetë kryeministri pas fitores është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t’u zgjidhur, bazuar në cfarë thotë kushtetuta dhe vullneti i popullit. Në këtë pikë më vjen keq, por nuk keni cfarë peshkoni se Saliu ka mbetur pas ngjalave dhe i duhet të peshkojë, por fatkeqësisht po peshkon në tokë të thatë.
Cdo forcë politike bën sondazhe për rezultatin. Cfarë thonë sondazhet e PS?
Sondazhet në Shqipëri i kemi futur ne. Kemi qenë të parët që kemi bërë sondazhe tranditë të konsoliduar. Megjithatë këtë radhe diferenca është krejt e thellë sepse sado të vjedhin nuk mund të zhvatin rezultatin.
Po 3 ligjet, tani jeni dakort t’i votoni por dhe PD kërkon t’i votojë, cfarë po bëhet me këto 3 ligje?
Nuk është dakort PD. Le të vijojë PD t’i votojë, nëse duan vërtet statusin kandidatit. Statusi merret në fund të vitit, dhe nëse varet nga këto 3 ligje, urdhëro t’i votojmë dhe të hyjmë në fuqi me parlamentin e ri me qëllim që në muajin e verës, kur të jenë duke ngritur pantallonat për të ikur, mos të thonë ato që thonë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kreu i LSI kryeministër? Meta: Objektiv, fitorja e së majtës. Të tjerat dëshira personale