E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kush thyen vendimet e grupit, vetëpërjashtohet

TIRANË- Kryetari socialist, Edi Rama u kërkoi dje, de putetëve të grupit parlamentar që këtej e tutje të votojnë në Kuvend sipas vendimeve të grupit. Në rast të kundërt do të zbatohet statuti dhe do të quhet i vetpërjashtuar kushdo që vepron ndryshe.

Diskutimi i nxitur nga seanca parlamentare e javës së shkuar, ka vijuar për më shumë se 2 orë dje, në mbledhjen e grupit. Gjithçka nisi pas fjalës së Ramës, në fillim të mbledhjes, ku kërkoi prej deputetëve edhe propozime për kryesinë e re të partisë.

“Ju kërkoj të gjithëve që në kuadrin e përgatitjes së mbledhjes zgjedhore të Asamblesë Kombëtare, të më ndihmoni me propozimet tuaja për listën e kryesisë së re të PS-së që sipas statutit kam detyrimin t’ia paraqes Asamblesë. Të njëjtën gjë e kam kërkuar edhe nga anëtarët e porsazgjedhur në Asamblenë Kombëtare nga Kongresi i 5 nëntorit”,- tha dje, Rama.
(Shkrimin e plotë ,und ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›