E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten temperaturat, zogjtë nuk migrojnë më

Bën ngrohtë gjithnjë e më shumë ngrohtë dhe shpendët shtegtarë vonojnë nisjen e tyre. Patat, rosat dhe mjellmat që në të shkuarën ishin të mësuara në vjeshtë të linin vendet e ftohta si Finlanda, për të përballur dimrin në zonat me lagështi të Europës Veriore, po ndërrojnë zakonet e tyre.

Temperaturat po rriten, uji është më pak i ftohtë, dhe shpendët preferojnë të rrinë të qeta në shtëpitë e tyre. e trgon studimi i Universitetit të Helsinkit i sapo publikuar në Journal of Ornithology.

Duke studiuar migrimet e disa lloj shpendëve ujorë shkencëtarët kanë treguar se fillojnë shumë me vonesë: egzaktësisht një muaj më pas në krahasim me 30 vjet më parë. Shpendët e braktisin Finlandën kur vjeshta tashmë ka përparuar dhe shpesh nuk arrijnë liqenet e vendeve fqinjë që më përpara ishin një ndalesë e zakonshme për ta.
Kështu në pak kohë në Mbretërinë e Bashkuar numri i këtyre shpendëve që fëmijët admironin dhe ushqenin ka rënë ndjeshëm.

Të dhënat. Për të arritur këtë përfundim, studiuesit e Universitetit të Helsinkit kanë ekzaminuar 30 vjet migrime, duke përpunuar të dhënat e Observatorit kombëtar për shpendët, ne Finlandën e Jugut. Prej 1979 vullnetarët kanë numëruar zhvendosjet e kafshëve për të përditësuar të dhënat me përpikmëri.

Aleski Lehikoinen i Universitetit të Helsinkit shpjegon:”Është zbuluar se në 30 vjet disa specie e kanë vonuar me një muaj nisjen e migrimit. Gjashtë lloje në 15 kanë vonuar udhëtimin. Studimi tregon atë çka ka nxjerrë në dritë dhe kërkime të tjera, temperatura e ujit rritet më shpejt se ajo e ajrit. Kjo do të thotë që shpendët kanë më shumë ushqim në dispozicion edhe në vendet e Veriut”.

Natyra që ndryshon. Klima dhe stinët pësojnë ndryshime të rëndësishme. Kafshët që lenë Skandinavinë, Rusinë dhe Siberinë janë shpendë që nuk bëjnë udhëtime të gjata. Zakonisht Mbretëria e Bashkuar ishte destinacioni i fundit i këtij udhëtimi. Tani disa specie nuk mbërrijnë më deri aty, ndalojnë më përpara.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë shumë studime për të kuptuar migrimet e këtyre zogjve. Kështu është zbuluar se në 10 vjetët e fundit disa specie patash të bardha janë pakësuar me 75 %. Kjo rënie e popullsisë ka të bëjë me habitatin e tyre të origjinës, bën më pak ftohtë se në të kaluarën. Nga pikëpamja e ekosistemit bëhet fjalë për një revolucion. Natyra ndryshon.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›